Panorama Sport (Albania)

Autobus si Barcelona, vende teke dhe “iPad” për çdo lojtar

Kushtoi ()) milionë lekë, *drizi akuza Gjikës

-

Autobusi superlukso­z i Flamurtari­t mbërrin në Vlorë. Ka qenë ora 14:00 e ditës së djeshme, kur autobusi me shofer turk ka prekur territorin para stadiumit, shoqëruar në hyrje të qytetit nga forca të policisë rrugore. Duke qenë se përmasat e autobusit ishin të mëdha, policia rrugore ka ndërhyrë edhe për hapjen e vendit para stadiumit ku do të parkohej mjeti. Pas shpërndarj­es së pagave dhe zgjidhjes përfundimt­are të asaj çështjeje, Klubi i Futbollit Flamurtari bëhet edhe me autobus të ri. Fjala e fundit e teknologji­së ka mbërritur në Vlorë. Për të pritur autobusin kishin dalë administra­tori Sinan Idrizi, drejtues të tjerë të klubit dhe stafit teknik, futbollist­ë dhe tifozë. Por administra­tori Idrizi nuk e ka lënë pa shoqëruar me batuta këtë moment. "Ore, pse keni dalë, nuk po e kuptoj?! Gënjej unë, nuk vjen autobusi! Hodha një 'fotoshop' në 'Facebook' dhe menjëherë e hëngrët ju", u shpreh Idrizi 10 minuta përpara se të mbërrite mjeti. Por, në kohën kur po afrohej, nuk ngurroi të bënte një tjetër batutë. "U thashë që të vinin nga xhamia. Të shkonin njëherë atje", tha Idrizi. Dhe kur autobusi u shfaq në bulevardin përballë stadiumit, të gjithë shtangën me pamjet që po shihnin. Sapo autobusi u stacionua para stadiumit, të parët që kanë hipur në të kanë qenë Veliu, Berisha, Alvesh dhe Bushiç. Por të gjithë janë mahnitur kur kanë hyrë brenda. "Super", u shpreh Alvesh. "Gjigant", ia priti Bushiç. "Shumë i bukur. Kemi edhe priza, nuk i duam më karikuesit tani. Bobo, nuk ka më muhabet tani, qenkan teke vendet", u shpreh Veliu. "Oh, sa të rehatshëm qenkan. Sa mirë qëndron edhe shtrirë", tha Berisha. Me radhë më pas edhe lojtarë të tjerë, por edhe tifozë kanë parë nga brenda autobusin. A ! - Mund të quhet superautob­us dhe që nuk e ka asnjë skuadër tjetër, jo vetëm në Shqipëri. Autobusi i Flamurtari­t është si Barcelonës dhe është prodhim i vitit 2012. Ai është prodhim i fabrikës "Man", e cila ka ekskluzivi­tetin për autobusin e Barcelonës. Fabrika e kësaj kompanie gjendet në Ankara dhe tashmë edhe Flamurtari ka kontratë me këtë firmë. Autobusi ka kushtuar 170 mijë euro, por duke shtuar doganën dhe dokumentet e tjera, vlera totale e mjetit shkon në 300 milionë lekë. Brenda autobusit gjenden frigorifer­ë, tualet, TV. "ËiFi", "iPad" për secilin lojtar, por edhe vend masazhi. Ndryshe ky quhet edhe autobus zyre, ku lojtarët do të kenë mundësinë që të udhëtojnë në kushte komode. Autobusi do të shërbejë vetëm për udhëtimin në transferta të Flamurtari­t, ndërsa në stërvitje do të përdoret autobusi aktual për shkak të rrugës problemati­ke të Plazhit të Vjetër.

A"# $ !% ! I"! & - "Nuk është dhuratë, por është një obligim. Duhet të vinte që prej rreth 6 muaj, po ia që erdhi sot (dje) dhe është koincidenc­ë që përkon me festat e fundvitit. Nuk është blerë 400 mijë euro siç është thënë në media dhe këto shifra nuk më pëlqejnë fare. Te Flamurtari mos flisni për shifra. Është një autobus që bën ndryshimin, vetëm kaq. Unë ndryshimin e dua në fushën e lojës. Nëse ka Barcelona një autobus të tillë, nuk do të thotë se jemi Barcelona. Janë gjëra krejt të tjera. Unë jam krenar që vjen për herë të parë në Shqipëri një autobus i tillë dhe që bën ndryshimin nga të tjerët. Të mos kapemi shumë me problemet e autobusit, pasi para një jave ishim tradhtarët, tani jemi ata që sollën autobusin. Këto janë histori që nuk duhet të kalojmë në hiperbolë. Është thjesht një autobus dhe vetëm kaq", u shpreh administra­tori Idrizi për "Panorama Sport".

A '() *! - Idrizi ka denoncuar edhe situatën ku gjendet autobusi i vjetër i Flamurtari­t. "Nëse doni të bëni krahasime, shkoni aty te cepi i stadiumit. Është një autobus që është kthyer në banjë publike sot në Vlorë dhe që ish-kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika e ka blerë për 60 mijë euro. T'i japë llogari popullit të Vlorës për atë autobus që është blerë 60 mijë euro dhe sot është kthyer në banjë publike. Ju gazetarët duhet të sensibiliz­oni për fondet publike që janë vjedhur në Vlorë. Rastin konkret e keni atje, shikojeni dhe vlerësohen­i. Pra, cili është ndryshimi? Ndryshimi është mes atyre që kanë abuzuar me fondet publike dhe atyre që investojnë nga sektori privat", u shpreh Idrizi. E!#%+ S ,%

 ??  ?? Autobusi i ri i Flamurtari­t
Autobusi i ri i Flamurtari­t
 ??  ?? Idrizi dhe Berisha duke vëzhguar autobusin e ri
Idrizi dhe Berisha duke vëzhguar autobusin e ri
 ??  ?? Pamje nga autobusi i vjetër
Pamje nga autobusi i vjetër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania