Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Jam askushi, nuk di çfarë statusi kam te Flamurtari

Kur të nisë privatizim­i do të shikoni farë !ëjmë ne

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi parala jmëron surpriza të tjera, por klubi është ende në ajër. Sipas tij, privatizim­i do të zgjidhte gjithçka. "Problemi është që ne jemi në ajër dhe nuk e dimë akoma se ku jemi. Nuk i kemi të përcaktuar­a ende qartë rregullat e lojës. Në momentin që do të fillojnë procedurat e privatizim­it, atëherë do të shikoni se çfarë do të bëjmë ne. Këto janë hapat tonë të parë, është vetëm fillimi. Unë dua të kryej shumë investime në pjesën e akademisë dhe në pallatin e sportit, por në këtë moment jam askushi. Unë kam probleme në transferim­in e fondeve. Pjesa e injorancës se çfarë firme jemi ne dhe si i transferoj­në fondet. Merren me pjesën e thashethem­eve, erdhën apo nuk erdhën pagat. Për të ardhur lekët unë dua të di statusin që kam. E falënderoj kryetarin e bashkisë Dritan Leli për impenjimin që ka pasur në këto çështje, në dallim nga të tjerët që bënin "shou" nëpër stadium duke ulëritur, Leli ka qenë për ditë me mua, për ditë në stadium. Jo në pjesën e shout, por në pjesën reale të një qytetari", tha Idrizi.

Tirana - Sinan Idrizi kërkon nga Flamurtari fitoren përballë Tiranës. Për "Panorama Sport", Idrizi u bëri thirrje lojtarëve që në takimin me Tiranën, i cili do të luhet të martën në Vlorë. Në orën 17:00 duhet vetëm fitorja. "Mesazhi për futbollist­ët është që të fitojnë ndeshjen e radhës. Dhe një falënderim për të gjithë djemtë e ekipit. Në mënyrë të qartë kanë respektuar fanellën në pjesën më të madhe", u shpreh Idrizi. Kuqezinjtë nuk fitojnë në shtëpi në kampionat prej një muaji, pasi suksesi i fundit është arritur më 5 nëntor, kur mundin 2-0 Skënderbeu­n. Flamurtari i trajnerit Mezani vjen në këtë përballje me Tiranën me moral të lartë, ku përveç zgjidhjes së ngërçit financiar, në mesjavë arritën të fitonin në Durrës. Fitorja e djeshme e Teutës me Korabin dhe pika që mori Laçi ndaj Luftëtarit e kanë zbritur Flamurtari­n në vendin e parafundit me 10 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania