Panorama Sport (Albania)

Kombëtaret, kaos me trajnerët

Kuqezinjtë pa selektor prej një muaji e gjysmë, e Biazi flirt me disa skuadra

- OLSI TUJANI

Dy vite më parë, suksesi gradual i Kombëtares së madhe bëri që të gjithë të kthenin sytë edhe nga skuadrat U21 apo edhe U-1L. Mirëpo, këtë edicion, duket se gjithçka është kthyer në "normalitet". Që nga Kombëtarja A, deri tek ajo U-1L, ka shumë gjera që nuk shkojnë.

Suksesi i Kombëtares në Europian bëri që shumë nga kuqezinjtë të viheshin në qendër të vëmendjes. Gjithashtu, trajneri De Biazi filloi të lakohej si tekniku i mundshëm për të marrë drejtimin e disa përfaqësue­seve, apo edhe ekipeve. Si të mos mjaftonte kjo, në shumë prej rasteve,

tekniku vetofrohej për të marrë drejtimin e tyre. Është krejtësish­t anormale për një trajner të një ekipi përfaqësue­s që të dalë publikisht duke shprehur dëshira dhe preferenca personale për të drejtuar një Kombëtare apo ekip, në momentin që është nën kontratë me një tjetër. Edhe pse në mes të edicionit me kuqezinjtë, italiani e ka deklaruar disa herë në media të ndryshme europiane kënaqësinë, dëshirën dhe gatishmëri­në për tMu ulur në pankinën e një tjetër ekipi. Me deklarata të tilla dhe me një sjellje të tillë në publik, italiani duket se e ka shndërruar thjesht në një vend pune qëndrimin me Shqipërinë. Sjellja e tij ka bërë që presidenti i FSHF-së, një ndër kritikuesi­t më të mëdhenj të De Biazit edhe në momentet e tij më të suksesshme, aktualisht deklaron se "kemi raporte krejtësish­t normale".

Trajneret

Zgjedhja e trajnerëve për Kombëtaret e çdo niveli është ekskluzivi­tet vetëm i presidenti­t të Federatës Shqiptare të Futbollit. Që prej 20 tetorit, Kombëtarja Shpresa është pa trajner, ndërkohë që Arjan Bellai është shkarkuar nga U-1L që më 7 nëntor. Ndonëse për të dyja këto skuadra nuk ka garë kualifikue­se në këto momente, është e papranuesh­me që të jenë pa një seleksionu­es dhe një njeri që të merret me talentet shqiptarë nëpër botë. Paolo Tramexani, në detyrën e Drejtorit Sportiv të ekipeve Kombëtare është angazhuar edhe për seleksioni­met e ekipeve të moshave, ndërkohë që fare mirë mund ta delegojë diçka të tillë te trajnerët përkatës për moshat e ndryshme.

 ??  ?? Dy ish-trajnerët, të Kombëtares Shpresa dhe asaj U-19
Dy ish-trajnerët, të Kombëtares Shpresa dhe asaj U-19

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania