Panorama Sport (Albania)

Balaj e Roshi rikthehen te humbja, Ajeti "zile" De Biazit me dopietë

-

Fundjava nuk ka qenë pozitive për dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, mirëpo një kandidat për këtë përfaqësue­se ka shkëlqyer me dy gola. Në Rusi, Terek Grozni është mundur në transfertë me rezultat të pastër 2-0. Skuadra e dy shqiptarëv­e ka qenë e pafat në këtë transfertë, pasi mund të kishte marrë edhe një pikë. Roshi e Balaj kanë nisur si titullarë në këtë sfidë, por nuk kanë arritur që të lënë "gjurmë". Mirançuk ka zhbllokuar sfidën në minutën e 23të të takimit, pas asistit të braziliani­t Maikon. Një gol që ka mbetur në fuqi për fraksionin e parë të ndeshjes. Në pjesën e dytë, Roshi është zëvendësua­r, ndërkohë që shkodrani ka qëndruar në fushë përgjatë C 0 minutave. Ferndandes ka shënuar të dytin për Lokomotivë­n e Moskës, i cili ka vulosur sfidën. Për këtë skuadër, fitorja shërbeu për krijimin e distancës së sigurisë për me zonën "e ftohtë", ndërkohë që Tereku i shqiptarëv­e mbetet në vendin e katërt.

Z' -*!

Arlind Ajeti ka zgjedhur prej kohësh që të jetë një prej kuqezinjve dhe ishte pjesë e Kombëtares në "Duro 2016". Mirëpo, vëllai i tij i vogël nuk ka zgjedhur ende se me cilën skuadër kombëtare do të luajë. Pikërisht ky i fundit, Albian Ajeti, ka bërë mrekullinë dje për St.Gallenin në ndeshjen e javës së 17-të në Superligën zvicerane. Sulmuesi ka shënuar dopietë në këtë sfidë, duke përmbysur

golin e Sionit të shënuar në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Me golat e realizuar në minutat 63 dhe C0E3, Ajeti ka përmbysur Sionin dhe i ka dhënë triumfin skuadrës së tij. Paraqitje që shërben jo vetëm për ta ngjitur skuadrën e tij në vendin

e katërt, por edhe si një "zile" për De Biazin. Ai ka mundësinë të zgjedhë për njërën nga tri kombëtaret e mundshme, pasi mund të luajë për Fvicrën, Shqipërinë ose Kosovën.

Itali

Frederik Veseli ka munguar në

ndeshjen e djeshme të Dmpolit për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në takimin e shkuar. Skuadra e shqiptarit u mund të transfertë nga Sasuolo me rezultatin 3-0, ndërkohë që mbrojtësi kuqezi mungoi për shkak të një dëmtimi muskulor.

 ??  ?? Albian Ajeti duke festuar një nga golat e djeshëm
Albian Ajeti duke festuar një nga golat e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania