Panorama Sport (Albania)

Spaho: Barazimi i drejtë, mund të kishim humbur

"Pas avantazhit u treguam pak euforikë. E nënvlerësu­am"

- ALBAN ALUSHI

Lushnjarët nuk sh kuan më shumë se një barazim 1-1, në ndeshjen me Turbinën. Pavarësish­t se diferenca me rivalët vijon të jetë e madhe, rezultati i arritur me cërrikasit është përcjellë me shqetësim në kampin verdhejesh­il. Këtë e pohoi për "Panorama Sport" edhe portieri i Lushnjës, Mikel Spaho. "Gardiani" nënvizon se skuadra duhet të jetë në maksimumin e saj në çdo ndeshje dhe jo të shfaqë shenja nënvlerësi­mi. Sipas Spahos, në ndeshjen e fundjavës, skuadra kaloi në eufori, çka i penalizoi. Megjithatë, ai siguron për kthesën në javën e ardhshme, ndërsa do të luajnë kundër Dinamos.

Spaho, një tjetër barazim për Lushnjën...

Unë mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe realistë. Ashtu si luajtëm, edhe mund ta kishim humbur ndeshjen. Pas avantazhit u treguam pak euforikë. E morëm më lehtë dhe nënvlerësu­am shumë. Përfitoi kundërshta­ri që na goditi dhe na dha një mësim të mirë.

Lushnja nuk fiton që nga

derbi me Apoloninë. Si e shpjegoni këtë fakt?

Unë mendoj që ne duhet të japim maksimumin në çdo sfidë. Në derbin me Apoloninë ne dhamë maksimumin. Duhet t'i vlerësojmë të gjitha takimet njësoj. Çdo ndeshje ka vlerën e tri pikëve dhe çdo

kundërshta­r ka cilësi dhe vlera.

Gjithsesi, Lushnja kryeson sërish me +6 pikë nga vendi i dytë...

Nëse duam të shkojmë në Superiore, duhet të tregojmë vlerat tona më të mira në çdo ndeshje edhe me skuadrat e vendeve të fundit. Ne kryesojmë prej 10 javësh dhe të gjitha skuadrat ndaj nesh japin mbi maksimumin e tyre.

Në sfond është transferta me Dinamon, si e vlerësoni këtë sfidë?

Patjetër që ne tani shikojmë ndeshjen e radhës. Turbina kaloi dhe mësimi që morëm nga kjo ndeshje do të na vlejë për ndeshjen e radhës. Jo vetëm që duhet të përgatitem­i mirë gjatë kësaj jave, por edhe në përballjen me blutë të tregojmë vlerat tona më të mira. Duke dhënë maksimumin tonë, të rikthehemi te fitorja, e cila ka tri javë që na mungon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania