Panorama Sport (Albania)

Kamza për rekord, Besa në gjunjë

Falet Mario Morina dhe rikthehet në fushë, kavajasit të dorëzuar dhe të pafuqishëm

- FERIZ FERIZAJ

Kamza nuk njeh lim ite. Skuadra e drej tuar nga Bledar Devolli po shkon drejt rekordeve, ndërsa dje ka regjistrua­r fitoren e 11-të në po kaq takime. Në transfertë­n e djeshme kanë mjaftuar golat e Hysës dhe Bocit. Përballë ka qenë një Besë pa forcë, pa shpirt dhe mbi të gjitha pa ide për lojën. Vetëm një shtyllë e Priftit në minutën e 54-t ishte gjithçka që Besa bëri në këtë përballje. Në sfidën e djeshme ra në sy edhe përfshirja e Mario Morinës në formacioni­n e Kamzës. Lojtari është falur përfundimi­sht nga drejtuesit pas përplasjes që pati me trajnerin Devolli disa ditë më parë. Ndeshja

Besa e nis bukur takimin duke kërkuar të shtyjë përpara. Janë disa kombinime dhe aksione që bëjnë miqtë të mbrohen. Por, nuk zgjat shumë kjo situatë, pasi miqtë pas minutës së 15-të marrin veten dhe dalin në lojën e tyre. Hysa dhe Morina furnizohen tashmë me pasime diagonal të sakta duke ushtruar presion te porta e Besës. Për të ardhur te minuta e 25-të kur Turadi i lë gjithë hapësirën djathtas në zonë Hysës dhe ky i fundit nuk fal, godet dhe shënon. Miqtë nuk kënaqen nga ky gol dhe vazhdojnë të jenë më të qartë dhe luftojnë për çdo top. Një gjuajtje e Turadit në minutën e 37-të që kalon ngjitur me shtyllën pingule ishte i vetmi rrezik që shfaqën verdhezinj­të në këtë pjesë. Me fillimin e pjesës së dytë, kamzalinjt­ë vijojnë të jenë më agresivë në fushë përballë verdhezinj­ve që tregohen të pafuqishëm. U duk se diçka

ndryshoi kur Prifti diagonal me portën godet dhe shtylla pingule ndal golin e barazimit. Por, vetëm kaq, pasi Kamza vijon të dominojë ndeshjen. Miqtë nga Kamza shpërblehe­n me golin e dytë kur Boci godet fuqishëm një top të kthyer nga zona duke

dyfishuar shifrat. Këtu ndeshja mbaron për Besën, e cila nuk kishte forcë të reagonte. As lojtarët e freskët Hoxha dhe Frroku nuk e rritën dot lojën e vendësve. Kamzalinjt­ë të udhëhequr nga Devolli që përgjatë 90 minutave qëndroi në këmbë,

nuk e ulën ritmin dhe bënin presion deri te porta verdhezi. Në 10 minutat e fundit, ndërsa pritej që Besa të reagonte, është Kamza që tregohet agresive dhe godet përsëri disa herë drejt portës së Rexhepajt. Mbyllet kjo sfidë me fitoren e Kamzës.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ?? Kamza 2016-2017, skuadra që po i habit të gjithë
Kamza 2016-2017, skuadra që po i habit të gjithë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania