Panorama Sport (Albania)

Derbi bardheblu, Flamurtari super

- Abdulla Dushku

Tirana s'përmbahet, gjunjëzon të kuqtë

PARTIZANI - TIRANA 0-3

GOLAT: Veriu 34', Xhika 40' (aut), Xhaferri 57'

PARTIZANI: El-Uaei, Noka, Xhika, Karaj, Zifla (Vata 41'), Leka (N.Gjina 56'), Ismaili, Dusha, Spahiu (Elmazi 62'), Karati (A.Gjinaj 58'), Çaçi. Trajner: N.Çoçlli

TIRANA: Mati, Dragoshi, Toro (Çakri 77'), Isha (Tabaku 56'), Ismailgeci, Murrja (Dermeku 41'), Basha, Çelaga (Xhaferi 67'), Bakaj (Selimi 65'), Veriu, Selenica. Trajner: S.Mema

GJYQTARË: A.Doda, M.Shazivari, A.Zalla (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Spahiu 23' / Dragoshi 65', Toro 72', Basha 78'; KARTON I KUQ: Vata 67'

Derbi i kryeqyteti­t mes paratërinj­ve të Tiranës dhe Partizanit u ka buzëqeshur bardhebluv­e të vegjël, të cilët për asnjë moment nuk e vendosën në dyshim fitoren. Skuadra e Sulejman Memës ka shënuar tre gola dhe ka zhvilluar një lojë bindëse, ndërsa të kuqtë ishin të pafuqishëm për të përballuar kundërshta­rin. Goli i avantazhit u realizua nga Veriu në minutën e 34-t, me të kuqtë që deri në atë moment po rezistonin mirë. Pa u mbyllur mirë pjesa e parë, është Xhika që shkakton një

autogol dhe bardheblut­ë shkojnë në pushim me shifrat 0-2. Në pjesën e dytë, loja e të kuqve asnjëherë nuk arriti në nivelin e kërkuar, edhe pse ekipi i Çoçllit insistoi në fazën sulmuese. Tirana e menaxhoi mirë lojën dhe arriti që të trefishojë rezultatin në minutën e 57-të. Xhaferri vulosi fitoren e merituar të bardhebluv­e, që pas 10 javësh kampionat pozicionoh­en të dytët, në ndjekje të Vllaznisë. Javën e ardhshme Tirana luan një tjetër derbi, këtë herë ndaj Akademisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania