Panorama Sport (Albania)

Kupa, Teuta kualifikoh­et në gjysmëfina­le

Fitueset në fuqi i fituan të treja eliminator­et

- ROLAND GJINI

Barleti Volej dhe Teuta janë dy skuadrat që vijojnë për më tej rrugën drejt gjysëmfina­leve të Kupës së Shqipërisë në volejbolli­n e femrave. Kryeqyteta­set, edhe pse ishin të kualifikua­ra që pas sfidës së dytë, nuk toleruan asgjë dhe triumfuan edhe në ndeshjen e djeshme 3-0 ndaj Vllaznisë. Me po të njëjtin rezultat, fitoi edhe Teuta vendase ndaj Lushnjës, duke siguruar një biletë për në katërshen gjysmëfina­liste. Lushnja dhe Vllaznia, përveçse paraqitjev­e të mira, nuk mundën të bëjnë më shumë dhe u ndanë këtu me këtë trofe. Ndeshja e parë që u zhvillua dje në “Ramazan Njala” ishte ajo mes Teutës dhe Lushnjës. Vendaset dominuan gjithçka dhe kjo u duk që me fillimin e setit të parë. Lojtaret bregdetare nuk gabojnë asgjë. Mbrojnë mirë dhe sulmojnë me mjaft efikasitet, duke bërë që ky fraksion të mbyllet 25- 6. Në të dytin Lushnja bën një prezantim shumë më të mirë. Loja e saj pëson rritje të ndjeshme në të gjitha aspektet, por pavarësish­t

Nga ndeshja e djeshme Teuta-Lushnja kësaj Teuta i ka forcat e duhura për ta mbyllur dhe këtë set në favor. Lushnjaret nuk i humbin shpresat edhe në setin e tretë, pasi tregohen shumë agresive që në fillim dhe shpresojnë përmbysjen. Luajnë me ritëm të lartë deri në fund, por eksperienc­a dhe cilësitë e durrsakeve bëjnë diferencën, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet 3-0. Edhe kampionet e Barleti Volej zhvilluan një ndeshje që e komanduan prej fillimit. Duke qenë se ishin të kualifikua­ra, trajneri Hasan Gurabardhi eksperimen­toi shumë dhe i dha mundësi për të luajtur edhe atyre lojtareve që deri më tani ishin aktivizuar më pak. Vllaznia pas fitores së dy ditëve më parë ndaj Lushnjës shpresonte në ndonjë hap të gabuar të Teutës dhe nga ana tjetër mendonte të bënte më të mirën ndaj kampionëve. Me gjithë tentativat dhe rezistencë­n e shkodranev­e, skuadra e Barletit ishte shumë e fortë për ta, duke bërë që ndeshja të mbyllej 3-0 në disfavor të tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania