Panorama Sport (Albania)

Toto Uolf: Pasuesi i Rosberg? Rosi ose Lorenco

Bosi i Mercedesit, ftesë pilotëve të MotoGP-së

-

Mund të duket ndoshta si batutë, por e përmendur nga titullari i Mercedesit, Toto Uolf, lë vend për dyshime. I pyetur nga mediat se kush mund të jetë zëvendësue­si i Niko Rosberg për sezonin e ardhshëm, Uolf nuk përjashtoi edhe një dyshe spektakola­re nga bota e motoçikliz­mit. “Kush do të vijë në vend të Rosberg sezonin e ardhshëm? Një hipotezë është ajo që mund t’i ofrojmë makinën Valentino Rosit ose Horge Lorencos. Gjithashtu janë të lirë edhe Sebastien Ogier ose Zhoze Maria Lopez. Mund të krijojmë një grup perfekt. Lamtumira e Nikos? Ishte një ‘shock’ për të gjithë ambientin”, u shpreh bosi i Mercedesit. I pranishëm në Sindelfing­en ( selia e fabrikës së Mercedesit) së bashku me Niko Rosberg dhe Luis Hamilton, Uolf ka shuar kuriozitet­in për mediat për të gjitha strategjit­ë e mundshme që ka presidenca për të zëvendësua­r pilotin gjerman. “Kemi të paktën tri pista të mundshme. Të marrim një pilot të kalibrit të Rosberg ose të vlerësojmë talentet tanë si Okon dhje Vehralin”. Ndërkohë Uolf zbardh edhe kontaktet e para. “Megjithatë, unë dhe Lauda kemi marrë telefonata nga rreth tetëdhjetë për qind e pilotëve të Formula 1. Të vetmit që nuk na kanë kontaktuar janë Raikonen dhe Kviat. Arsyeja? Nuk e kanë numrin tim të telefonit?”. Por a ka një opsion të

mundshëm që të çon tek emri i Sebastian Fetel?. “Nuk është objektivi im që të ndërhyj në punët e brendshme të Ferrarit dhe nuk e di edhe nëse vërtet Sebastian ka ndër mend të vijë te ne”.

Përgjigjet “Doktori” - Nuk vonoi edhe përgjigjja e “Doktorit”

pas propozimit të Uolf. “Mercedesi? Do të ishte bukur nëse do të më thërrisnin”, u përgjigj piloti i Yamahas për “Sky Sport”. “Uolf e ka numrin tim. A do ta bëja një test? E si mund t’i them jo. Unë kam pasur fatin të bëj teste me Ferrarin. Jam një mik i shumë i mirë për shumë djem në Maranello. Ndoshta do të quhej si gjysmëtrad­hti. Megjithatë, si mund ta refuzoj Mercedesin në qoftë se do të ma kërkonin një gjë të tillë? Gjithsesi, do të ishte shumë e vështirë”. Duke folur për lamtumirën e Rosberg pas triumfit të tij të parë në karrierë në një kampionat botëror në Formula 1, Rosi shtoi: “Sinqerisht nuk e ka pritur. Janë zgjedhje totalisht personale dhe kurrsesi nuk mund të gjykosh nëse ka pasur apo jo të drejtë. Sigurisht që ka pasur të drejtë. Po më vjen shumë keq, ishte një betejë e fortë me Hamilton”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania