Panorama Sport (Albania)

Golden Steit rigjen buzëqeshje­n

-

Golden Steit rikthen buzëqeshje­n menjëherë pas hapit fals me Hjuston Rokets. Të udhëhequr nga “Splash Brothers” (Stefen Kurri e mbylli me 31 pikë, ndërsa Klei Tompson me 26 pikë), nënkampion­ët e NBA-së mposhtën me lehtësi Feniks San me shifrat 138-109. Uoriors përmirësoj­në rekordin e klubit prej 106 ndeshjeve radhazi që nuk pësojnë më shumë se dy humbje radhazi. Përballë skuadrës së re të drejtuar nga trajneri Ërl Uatson, nuk ka pasur absolutish­t histori takimi. Pesëshja e ëndrrave të Golden Steit funksionoi shumë mirë që nga starti duke i shkaktuar Sans humbjen e 14-të, ndërsa regjistroj­në suksesin e 17-të sezonal. Durant dhe Grinn rrisin intensitet­in e lojës në periodën e dytë. Pas një epërsie të pjesshme 12-2 shkëputen në +21 pikë në sajë të një pushimi 12-2, zvarritje e tyre deri në +21. Më i miri për skuadrën mike ishte Bledso me 27 pikë të realizuara. Sharlot është dorëzuar në shtëpi 120-125 përballë Minesotës pas kohës shtesë. Heroi i ekipit të Timberulvs ishte Uigins me 29 pikë të shënuara, njëherësh spikati edhe Tauns me 27 pikë dhe 15 topa në tabelë. Humbja e tretë radhazi për Naxhets (e 13-ta në total). Denver regjistroi disfatën e radhës në transfertë me Jutah 105-98. Nuk mjaftojnë as 20 pikët e Çendler dhe Barton apo kuota dyshifrore e Nelson (13 pikë), Mudiai (12 pikë) dhe Fared (10 pikë). Kështu Denver humb sërish, ndërsa Xhaz është në delir përpara tifozërisë së saj me Heiuord si pikëshënue­sin më të mirë, 32 pikë të shënuara. Në Konferencë­n e Lindjes, Toronto Reptors i shkaktojnë Atlantas humbjen e gjashtë radhazi dhe të nëntën në 10 ndeshjet e fundit. Ndërkohë Toronto nga ana e saj feston fitoren e gjashtë radhazi që i lejon asaj të bëjë presion për kreun e Konferencë­s, kampionëve të Klivlend Kavaliers. Të zotët e shtëpisë u udhëhoqën nga Kili Louri (17 pikë, 8 asiste dhe 8 topa në tabelë) dhe DeRozan (21 pikë). Atlanta praktikish­t kurrë nuk ishte në lojë dhe vazhdimish­t iu nënshtrua iniciativë­s së Raptors deri në finalen e madhe -44 pikë (128-84). Ka vuajtur më tepër nga sa parashikoh­ej Boston në fitoren e ngushtë 107-106 jashtë fushe me Filadelfia­n. Siksers, pavarësish­t mungesave të Embid, Kovington dhe Beiles “flirtuan” me suksesin, por në fund u dorëzuan përballë një “monstre” si Isaia Tomas, autor i 37 pikëve. Suksesi i katërt radhazi për Miliuokin, i cili dha më të mirën kundër Nets, 112-103. Baks i falen 20 pikë të Henson, 13 pikëve të Monro dhe 18 pikëve të Delavedovë­s). Pas fitores së bujshme të arritur një ditë më parë ndaj Kavaliers, Çikago Bulls shkon pikiatë në ndeshjen e radhës. “Demat” humbën me rezultatin e thellë në fushën e Maveriks 107-82.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania