Panorama Sport (Albania)

Lapadula nderon Milanin në fund

Krotone bën rezistencë në "San Siro", Niang humbet penallti dhe vërshëlleh­et

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Viti 1999 po kthehet në aktualitet. Mi lani fitoi dje një si ato ndeshjet e titullit të Zakeronit: në ekuilibër, disa çaste i shëmtuar dhe rezultati në rrezik deri në fund. Edhe kësaj radhe, si kundër Palermos, takimin e vendosi Lapadula. Kur mungonin katër minuta nga fundi i ndeshjes, teksa "San Siro" ishte ngritur në këmbë për të vërshëllye­r Niangun (lojtari më i dobët në fushë), mendimi i tifozëve ishte i ngjashëm: "Si ka mundësi që fitojmë ndaj Juves dhe, kur kemi mundësinë për të qëndruar në vendin e dytë, barazojmë me Krotonen në shtëpi?". Por pa frikë: Honda kroson një goditje dënimi në zonë, Trota nuk e largon sferën siç duhet dhe topi përfundon në këmbët e Lapadulës, i cili bën atë që di të bëjë më mirë. Nuk godet fort, as në cepin e portës, por siç bënte Inzagi dikur, shënon golin e fitores duke i çuar në delir tifozët kuqezi.

Ndeshja - Për sa i përket sfidës, Milani nuk bëri një paraqitje brilante. Krotone këtë sezon ka fituar vetëm një ndeshje dhe deri në të 41' shpresoi se mund të siguronte 3-pikëshin e dytë pas golit të shënuar nga Diego Falçineli në minutën e 26- të, por Mario Pasaliç barazoi shifrat me kokë nga një goditje këndi duke gjetur në këtë mënyrë edhe golin e tij të parë në Serinë A. Kuqezinjtë i kanë idetë e qarta në pjesën e dytë, teksa kërkojnë qysh në fillim golin e avantazhit. Fillimisht është Lapadula në minutën e 48-të që nuk devijon dot 1 metër larg portës topin e goditur nga Abate. Gjithsesi, sulmuesi korrigjon gabimin duke fituar një penallti në të 52?-ën, me faullin e shkaktuar nga Krisetig. Lapadula mori sferën duke iu drejtuar pikës së bardhë, por Niang ia vodhi topin nga dora lojtarit duke e marrë ai përsipër ekzekutimi­n, por pa sukses, pasi portieri Kordaz pret me një dorë gjuajtjen e francezit

në krahun e djathtë. Pritja e gardianit të Krotones shërbeu si katalizato­r për miqtë, të cilët fitojnë besim dhe i bëjnë presion ekipit të Montelës, ndonëse vetëm për pak minuta. Trajneri i kuqezinjve i provon të gjitha kartat duke aktivizuar Luiz Adrianon dhe Hondën, por në fund është sërish Lapadula që nderon kuqezinjtë. Me fitoren e djeshme, Milani renditet në

vendin e dytë së bashku me Romën në kuotën e 32 pikëve, teksa javën e ardhshëm është sfida e drejtpërdr­ejtë në "Olimpiko". Lajmi i keq për Montelën është kartoni i verdhë i marrë nga Kuçka, i cili u ndëshkua sapo hyri në fushë në minutat e fundit. Lojtari është i skualifiku­ar dhe nuk do të jetë në dispozicio­n të trajnerit për transfertë­n e ardhshme në kryeqytet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania