Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

Donaruma 6.5 - I pafajshëm te goli i pësuar, reaktiv dhe gjithmonë i kujdesshëm në fushë.

Abate 6 - Mbulon shumë mirë, por kontributi përpara nuk është i mjaftueshë­m. I jep mundësinë Lapadulës të shënojë 1 metër larg portës, por në fillim duhet të realizonte ai. Paleta 6.5 - I dhuron pasimin e golit Pasaliçit dhe konfirmohe­t një "mur" në mbrojtje. Me të në fushë, Milani ka siguri.

Romanjoli 6 - Jo i vëmendshëm në rastin e golit të Krotones, por gjatë ndeshjes i "lanë mëkatet" duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Me Paletën janë të pakalueshë­m. De Shiljo 5 - Nuk bind sërish. Fajtor në pësimin e golit të Milanit dhe asnjëherë nuk kroson siç duhet në zonë. Nuk është ai që u vërejt me kombëtaren e Kontes gjatë Europianit.

Pasaliç 6 - Kura e Montelës funksionon siç duhet. Shënon golin e parë në "San Siro" dhe tregon aftësi shumë të mira në ndërtimin e manovrës ofensive nga ana e Milanit. Lokateli 5.5 - Ndeshja më e dobët që kur luan me Milanin. 18-vjeçari tregoi rënie fizike, teksa gabon shumë herë pasimin e fundit duke rrezikuar skuadrën me disa raste. Sosa 5 - "Ngel në klasë". I ngadaltë dhe aspak agresiv nuk bën asgjë për të merituar fanellën e Milanit ( 73' Luiz Adriano, 6 - Nuk është i kthjellët para portës, por lufton dhe sakrifikoh­et shumë).

Suso 6.5 - Spanjolli nuk tradhton kurrë. Driblon dhe furnizon me topa sulmuesit brenda zonës.

Niang 4 - "Zihet" me topin që në fillimin e ndeshjes. Humb penallti, tregohet egoist dhe gabon shumë topa. Më keq se kaq nuk mund të bënte. ( 81' Honda, 6 - Japonezi jep asistin e golit të Lapadulës).

Lapadula 6.5 - Një luftëtar. Shënon golin e katërt personal, fiton një penallti dhe i jep fitoren Milanit. Më mirë se kaq.... TrajneriMo­ntela6- Kësaj radhe "aeroplani" nuk e lexoi siç duhet ndeshjen, teksa ekipi vuajti rreshtimin e Krotones në fushë. Kundër Romës duhet një paraqitje tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania