Panorama Sport (Albania)

Del Piero: Juventusi, i frikshëm

Saki voton për "Zonjën": Janë sërish favoritët për ta fituar edhe këtë kampionat

-

Fitorja që Juventusi arriti kundër Atal antës i ka pëlqyer shumë legjendës së këtij klubi Alesandro Del Piero, i cili ka thënë se ishte një nga ndeshjet më të mira që kanë luajtur bardhezinj­të. Del Piero e konsideroi Juventusin ndaj Atalantës një skuadër kompakte dhe të fortë, e cila dha një mesazh të qartë për kampionati­n. Në të njëjtin mendim ka qenë edhe ish-trajneri Saki, i cili e quan Juventusin një ekip të avantazhua­r në krahasim me të tjerët.

Del Piero

"Juventusi ishte i saktë dhe bëri shumë mirë të gjitha detyrat ndaj Atalantës. Pavarësish­t se kishte përballë një skuadër të fortë, që bëri një ndeshje pozitive, "Zonja" arriti të jepte një mesazh të qartë pas humbjes në Xhenoa. E dinte që duhet të reagonte dhe e bëri shumë mirë këtë gjë. E zhbllokoi ndeshjen shumë shpejt dhe pastaj shkëlqeu. Ishte e saktë në të gjitha aspektet dhe nuk rrezikoi asnjëherë asgjë. Atalanta bëri ndeshje të mirë, por

bardhezinj­të treguan se mund të fitojnë edhe kur luajnë ndaj një skuadre në formë si Atalanta".

Saki

"Juventusi është ekipi favorit për ta fituar kampionati­n, sepse niset me historinë me vete. Është një

skuadër që di të di të fitojë dhe të menaxhojë suksesin. Në përbërje ka shumë kampionë dhe kjo është një tjetër avantazh. Ndonjëherë edhe kampionët dorëzohen dhe kjo gjë u pa në ndeshjen e luajtur në Xhenoa. Mendoj që rivalët e Juventusit duhet të jenë gjithmonë Milani dhe Interi, pavarësish­t se edhe skuadra të tjera si Roma dhe Napoli kanë bërë kampionate shumë të mira në vitet e fundit. Megjithatë, vazhdoj të mendoj se bardhezinj­të janë favoritët edhe këtë herë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania