Panorama Sport (Albania)

Xhanluka Lapadula: Goli im, shuplakë për kritikët

Niang: Tifozët e vërtetë nuk janë ata që vërshëllej­në

-

Xhanluka Lapadula qëndron me këmbë në tokë pas golit kundër Krotones. Në përfundim të ndeshjes, lojtari tha për mediat: "Nuk jam i lumtur me paraqitjen time, mund të kisha bërë më shumë. Fitorja u arrit vetëm falë forcës që ka grupi", deklaroi fillimisht 26- vjeçari. Më tej ai shtoi: "Futbolli është jeta ime, dashuroj të stërvitem dhe të përmirësoh­em sa më shumë. Te Milani po më ndihmojnë të gjithë dhe jam i lumtur që bëj pjesë në këtë skuadër. Kam ëndërruar gjithmonë të shënoj në 'San Siro', që është një prej stadiumeve më legjendare në botë. Goli im shkon për ata që më kanë kritikuar, por nuk kënaqem me kaq. Sakaq, dua që t'ua dedikoj golin viktimave të Çapokoense­s. Tifozët? U jam shumë mirënjohës për dashurinë që kanë për mua. Shpresoj që me gola e mi të ndihmoj Milanin që të konkretizo­jë me sukses objektivat sezonalë. Mallkimi i numrit 9? Kur erdha te Milani kërkova një tjetër numër, 10-ën, por ishte e zënë. Zgjodha 9-ën dhe drejtuesit më bënë me dije se e shoqëron një mallkim, por unë nuk jam besëtytë, nuk u besoj këtyre gjërave. Objektivi? Shumë

pak besonin se Milani mund të bënte kaq mirë në këtë sezon, por ne do vijojmë punën tonë kokulur pa i vënë vetes limite". Niang- Nga lumturia e Lapadulës te humori i zymtë i Mbaje Niangut, i cili në përfundim të ndeshjes ka shfryrë në profilin "Twitter" kundër tifozëve

të Milanit që e vërshëllye­n gjatë ndeshjes: "Tifozët e vërtetë nuk janë ata që vijnë në stadium për të vërshëllye­r, por për të mbështetur ekipin. Të gjithë mund të kalojmë një periudhë të vështirë, por nuk është kjo ndihma që të jep një tifoz i vërtetë", tha ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania