Panorama Sport (Albania)

Roma fiton derbin e nervozizmi­t

Strotman dhe Naingolan shtrijnë në tapet Lacion dhe nuk shkëputen nga Milani e Juvja

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kryeqyteti është për të katërtën herë një pronë e verdhekuqv­e. Derbi Lacio-Roma nuk ka zhgënjyer edhe një herë tjetër, duke ofruar emocione shumë të forta, nga goditjet e ashpra në fushë, protesta për arbitrimin, por edhe të përjashtua­r. Në fund, rezultati shënon 2-0 për djemtë e Luçiano Spaletit, të cilët u falen dy golave në pjesën e dytë të realizuar nga Kevin Strotman dhe Razha Naingolan. Me këtë sukses, “ujqërit” kanë kapur Milanin në vendin e dytë dhe mbajnë në 4 pikë distancën nga Juventusi kryesues.

Ekuilibër dhe dhunë – Fraksioni i parë i lojës ishte shumë i ekuilibrua­r, me të dy ekipet që ishin të përqendrua­r më shumë për të goditur ashpër njëri-tjetrin, sesa për të shënuar. Një nga viktimat e kësaj beteje të dhunshme ishte Bruno Peres, që mori një të çarë, ndërsa i vetmi rast për t’u shënuar si i rrezikshëm ishte ai i minutës së 13-të, ku laciali Çiro Imobile mori një top perfekt në qendër të zonës, por goditi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, duke falur një gol gjysmë të bërë. Ndërsa verdhekuqt­ë pretenduan një penallti në të 28-ën, më saktë e fituan, por më pas iu ndryshua nga arbitri në një goditje dënimi në hyrje të zonës, pas një dopio konfrontim­i me ndihmësit e tij në fushë. Ndërsa

Roma, e cila edhe pse pa Mohamed Salahun pa sërish kapitenin Françesko Toti jashtë formacioni­t titullar, u pa në brendësi të zonës së Lacios vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 53-të, Edin Xheko goditi fort nga brenda zonës, por reagimi i portierit

Federiko Marketi ishte edhe më i bukur sesa tentativa e boshnjakut. Ky duel, XhekoMarke­ti, do të përsëritej edhe pak minuta më vonë, por sërish ishte mbrojtësi ekstrem i të kaltërve që doli fitimtar. Gjithsesi, Roma fiton terren me kalimin e minutave, derisa në të

64- tën i gjithë “Olimpiko” mund të shpërthent­e, pasi Strotman përfiton nga një gafë e mbrojtjes laciale dhe me një parabol tund rrjetën. Holandezi feston ndërsa të kaltërve nuk i mbajnë nervat, me Kataldin që edhe pse në pankinë, reagon ndaj Strotmanit dhe kaq mjafton që një sherr masiv të shpërtheje në fushë, ndonëse ai do të mbyllet me përjashtim­in e lojtarit të Inzagit. Nervat tradhtojnë Lacion dhe minutat e mbetura të takimit bëhen më të lehta me Romën, e cila gjen edhe golin e dytë, me një goditje nga 27 metra, e cila mbyll ndeshjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania