Panorama Sport (Albania)

Liverpuli bën harakiri, “djajve” s’u mjafton Ibra

Felaini tradhton Junajtid në fund, shkakton penalltinë e 1-1

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Shuhet drita e Liverpu lit dhe Konte thotë fale minderit. Në javën e 14-të të Premier Ligës, skuadra e Jyrgen Klopit dorëzohet 4-3 në fushën e Bornmëthit dhe rrëshqet -4 pikë nga Çelsi kryesues. Ndeshje e çmendur në “Dean Court”, atje ku “reds”at duket se janë në kontrollin total të ndeshjes deri në 15 minutat e fundit, kur pësojnë tre gola të rrufeshëm. Transferta e të kuqve duket se do të jetë shëtitja e radhës, sepse pas vetëm 22 minutash miqtë që nuk ishin mundur kurrë nga skuadra vendëse, e shohin veten në avantazh të dyfishtë falë golave të Manesë dhe Origit. Në fillim të pjesës së dytë, Uillson shkurton diferencën nga pika e bardhë, por Emre Xhan duket sikur shënon golin që vulos përfundimi­sht fatin e takimit. Por ai që mendon se ka përfunduar, gabohet. Sepse Frejzër 76’ dhe Kuk 78, barazojnë në harkun e dy minutave, ndërkohë që Nataniel Ejk lëshon goditjen përfundimt­are që do të shokojë 18 herë kampionët e Anglisë në minutën e 93-të.

Junajtid – Një tjetër goditje e rëndë për Zhoze Murinjon. Sepse kishte kaq shumë nevojë për këto 3 pikë këtë fundjavë. Por i rezulton fatal ndërrimi: hedh Felainin në fund dhe, pas dy minutash, belgu shkakton faullin e penalltisë që firmos barazimin përfundimt­ar të Evertonit. “Special One” duket se e ka humbur “prekjen magjike” dhe Mançesteri i tij vijon të mbetet një pikturë e papërfundu­ar. Kalon në avantazh me të parën goditje në portë të ndeshjes, pastaj shkon në mbrojtje të rezultatit. Shumë pak për një skuadër që ka në gjirin e saj lojtarë kalibri si Ibra, Pogba, Marsial apo Mata. Evertoni lufton deri në fund dhe vazhdon të mos mundet në shtëpi. “Djajtë” -9 pikë nga vendi i 4-ët. Në pjesën e parë “Goodison Park” nuk është arena e një spektakli për t’u admiruar. Kujdes i madh në linjat e mbrojtjes dhe goditja e parë në

portë vjen në minutën e 42-të: Stekelenbu­rg vijon ditën e keqe të portierëve kur në dalje i lejon Ibrës që të lëshojë parabolën balistike, e cila përplaset në traversë, shtyllë, topi kërcen mbi vijë dhe, në përpjekjen e dëshpëruar të mbrojtësit për ta spastruar, teknologji­a konfirmon se topi hyri brenda. Junajtid kthehet i vendosur nga pushimi për të mbrojtur avantazhin. Miqtë janë kompaktë dhe nuk lëshojnë asgjë, por kur

Miralas i shpëton kujdesit të tyre, De Gea shpëton instinktiv­isht. Pastaj është traversa e Herrerës ajo që shmang golin e nokautit. 10 minuta nga fundi nisin ndërrimet e Mout, i cili këtë herë peshkon keq. Minuta e 85-të: jashtë Mkhitarian, brenda Felaini. Dy minuta më vonë, Gueje sposton topin në zonë, belgu e pengon. Nga 11 metra Beins nuk gabon dhe shpëton kështu pathyeshmë­rinë e “Toffees” në Liverpul.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania