Panorama Sport (Albania)

Grizman: Leva është një monstër, Tiago më impresiono­n

Në Mynih do isha i kënaqur me një barazim 1-1

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Bajerni i Mynihut ka humbur shkëlqimin e lojës së tij nën drejtimin e Karlo Ançelotit. Në këtë përfundim ka arritur ylli francez Antuan Grizman gjatë një interviste për (Sky Sport HD(. Finalisti i (Topit të Artë( do zbresë në (AllianzAre­na( mbrëmjen e së martës ku synon të paktën një barazim 1-1 përballë Bajernit në ndeshjen e fundit të fazës në grupe të Champions-it.

Më të fortë me Pepin

Sipas Grizman, Bajerni ka humbur klasin dhe dominancën, ndryshe nga koha e Guardiolës. (Bavarezët nuk janë më aq të fortë sa me Guardiolën. Kjo është e thjeshtë për t'u evidentuar(, nënvizoi 25- vjeçari francez duke nxjerrë në pah armët e forta të lojës së italianit: (Vërtet s'janë më aq të fortë, por janë bërë më të rrezikshëm në një drejtim tjetër. Ndoshta janë bërë më të paparashik­ueshëm. Ata lëvizin sa nga e djathta në të majtë si dhe nga qendra. Kjo lloj lëvizje i bën ata të vështirë për t'i ndalur mbrojtja(. Leva, një monstër

Sulmuesit të Atletikos i pëlqen shumë atmosfera e stadiumit ( Allianz- Arena ( . Atletiko dhe Bajerni janë kualifikua­r në 1 \ 8- at ku spanjollët kanë blinduar vendin e parë dhe bavarezët të dytin. (Stadiumi i Mynihut ofron atmosferë brilante. Bajerni ka lojtarë shumë cilësorë. Levandovsk­i më pëlqen shumë. Para portës ai është një monstër. Kam simpati edhe për Mylerin. Për të nuk flasin shumë, por Tomasi është superlojta­r. Më pëlqen shumë ta shoh. Kam respekt për të(. Por, ylli i Atletikos vlerëson në veçanti dy lojtarë të tjerë të Bajernit. Ata janë portieri Manuel Nojer dhe mesfushori francez Tiago Alkantara. (Në ndeshjen e parë penalltinë e gjuajta në traversë, pasi Nojer nuk të lë shumë hapësira. Nojeri është shumë i fortë në dyluftime, sepse është i madh në trup. Duhet të kesh pak fat ta ndëshkosh. Por, te Bajerni adhuroj së tepërmi teknikën

dhe trurin e Tiago Alkantarës. Ai është mjeshtër. Bën çudira me topin. Të bën për vete me thjeshtësi­në e tij. Të zotërosh topin në atë formë, duhet të kesh teknikë të niveleve të larta si dhe për më tepër truri i tij punon shumë shpejt. Më impresiono­n ( ,

nënvizoi 25-vjeçari francez. Barazim 1-1

Atletiko ka siguruar vendin e parë në grup. Nëse fituan 1-0 në Madrid, Grizman do ishte i kënaqur edhe me një barazim të bukur 1-1 në Mynih. (Do bëjmë të pamundurën të marrim të paktën një

pikë. Do e pranoja një barazim 1-1 me lojë të bukur(, deklaroi Grizman duke parashtrua­r edhe qëllimet këtë sezon: (Fitorja e Champions-it është qëllimi ynë primar. Finalja e humbur kundër Realit më ka dhembur shumë(, përfundoi ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania