Panorama Sport (Albania)

Kriza “klasike” e Leo Mesit

Prej rekordit të golashënue­sit në 1 '14, e ndjek "mallkimi" i i Stefanos

-

Mimika e Leo Mes it në fund të (El Clasico(-s i tregonte të gjitha. Zhgënjimi i argjentina­sit në fund të ndeshjes vinte pas një tjetër paraqitjej­e joefikase në ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit, atë kundër Realit. Ai i furnizoi rrallë shokët e tij, duke injoruar edhe një pasim për Rakitiçin në pjesën e dytë, kur kroati ishte në pozicion të volitshëm dhe humbi shansin më të mirë të ndeshjes kur u ftua nga Iniesta. Edhe një herë tjetër ( Pleshti ( e mbylli klasiken pa shënuar. Që kur ai parakaloi Alfredo Di Stefanon si shënuesi më i mirë i klasikes me tripletën gjatë sezonit 2013 \ ' 14 ( 21 gola kundrejt 18 të patriotit të tij), Mesi nuk e ka gjetur më rrugën e golit kundër Realit në 6 ndeshjet e mëpasshme. Në sezonin 2014\'15, ai shijoi golat e Nejmarit në ( Bernabeu ( ( 1- 3), ndërsa Suarez dhe Matjë ishin vendimtarë në (Camp Nou( (21). Mesit i mungoi goli edhe në finalen e Kupës së Mbretit gjatë 2013 \ ' 14 me Gerardo Martinon në stol, ndeshje të cilën Reali e fitoi 2-1 falë golave të Angel Di Marias dhe Garet Bejlit. Golin e vetëm të katalanasv­e e shënoi Mark Bart r a . Sezonin e shkuar,

numri 10 hyri në fushë nga stoli në suksesin 4- 0 në Madrid dhe u ( zhduk ( në humbjen 2- 1 në ( Camp Nou ( . Deri në pushimin e ndeshjeve ndërkombët­are, ai ishte në formë të shkëlqyer. Me një lojë virtuoze në

( S  nchez Pizju  n ( , ai realizoi golin e parë dhe ndërtoi të dytin ( 2- 1). Por, prej atëherë, ai ka pasur luhatje me klubin dhe kombëtaren. Të gjithë i kishin sytë nga ai të shtunën, por momenti i tij negativ vijoi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania