Panorama Sport (Albania)

Rokada, tani mesfushën e dominon Reali

-

Barcelona përjetoi një nga momentet e saj më të mira të lojës prej futjes së Andres Iniestës në minutën e 59-të. Pak çaste më parë, Suarezi kishte shënuar në rastin e parë të rrezikshëm që krijoi skuadra. Skuadra e Enrikes nuk zhvilloi lojën e zakonshme që kemi këto vitet e fundit, bazuar në kontrollin e qendrës së mesfushës dhe lojën me pasime të dendura. Topat e gjatë u përsëritën shumë shpesh. Buskets dukej i hutuar, ndërsa Rakitiç dhe Andre Gomez nuk mbërrinin. Nga ana tjetër, Reali me Modriçin, Kovaçiçin dhe Iskon, por edhe me ndihmën e Lukasit, ruanin një superiorit­et taktik dhe numerik. Gomez ishte zgjedhur nga Enrike në pozicionin e Iniestës. Në mungesë të Ksavit gjithashtu, detyrën e fantazisë e ka marrë Rakitiç, por pas dy sezoneve të shkëlqyera, kroati nuk duket më frymëzues me, por kërkonte më tepër gjetjen e korridorev­e për të lëshuar topin e gjatë drejt zone. Prandaj, në mungesë të Ksavit dhe Iniestës, kjo përgjegjës­i këtë sezon ka rënë mbi Busketsin, diçka që Zidani e kishte studiuar shumë mirë. Gjenialite­ti i francezit u pa fillimisht në bllokimin e Tiagos në "Vicente Calderon" dhe u përsërit me Busketsin në "Camp Nou". Barça ka investuar 91 milionë euro për të zëvendësua­r Ksavin dhe Iniestën. Por, Andre Gomez nuk e ka nisur në nivelin e pritur, ndërsaArda Turan nuk duket se i ka atributet taktike dhe cilësitë defensive për të luajtur në atë pozicion. Denis Suarez është rikthyer në klub, por duke qenë edhe një lojtar i ri (22 vjeç) është duke u ambientuar me konceptet e skuadrës. E njëjta gjë vlen edhe për Rafinjën. Duke parë statistika­t, Barcelona vuajti në ndërtimin e lojës dhe veçanërish­t në atë të rifitimit të topit. Trioja e mesfushës katalanase, përfshirë edhe Iniestën, rikuperoi 9 topa në klasike. Modriç, Kovaçiç, Isko dhe Kasemiro 19. Andre Gomez e mbylli ndeshjen si lojtari katalanas me më pak duele të fituara, 10 topa të humbur dhe vetëm 2 të rikuperuar. Ai luajti 78 minuta dhe u zëvendësua nga Turan. Turku shkaktoi faullin e vonë që solli golin e barazimit të Ramosit. Ndërsa Rakitiç ishte lojtari që fitoi më tepër duele ndaj "galaktikëv­e", 75%, fitoi 3 topa dhe humbi 7 në 60 minutat që luajti. Buskets e mbylli gjithashtu me 3 topa të fituar, por e humbi atë 8 herë. Më në fund, Iniesta i solli qetësi repartit, edhe pse luajti vetëm 30 minuta. Ai e mbylli me 26 pasime të suksesshme nga 27 në total dhe ishte lojtari me përqindjen më të saktë të pasimit (96.3%). Ai fitoi një top dhe humbi 4. Në mesfushën e Realit protagonis­t ishte Modriç me 95.2% saktësi në pasime (59 nga 62). Kroati rikuperoi 8 topa dhe humbi 10. Patrioti i tij Kovaçiç e mbylli me 4 topa të rikuperuar dhe 9 të humbur. Surpriza ishte Isko, që më shumë fitoi topa sesa humbi (6-5). Kasemiro këtë raport e kishte 1-4. Në total, Barça fitoi 9 topa dhe humbi 29, ndaj 19-28 të Realit. Me largimin e Guardiolës, duket se diferencat në mesfushë janë zbehur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania