Panorama Sport (Albania)

Sherr në Skrapar, dhunohen gjyqtarët dhe ndërpritet ndeshja

- Arben Çepani

Dhunë në Skrapar. Ndeshja ndërmjet skuadrës vendëse dhe Përmetit nuk ka përfunduar për shkak të sulmit ndaj gjyqtarëve dhe përleshjev­e në fushë ndërmjet lojtarëve dhe civilëve të ndryshëm. Çdo gjë shkon normalisht deri në minutën e 92-të kur rezultati ishte 2-1 për Përmetin mik. Në këtë moment, arbitri akordon penallti për çorovodasi­t. Kaq ka mjaftuar që miqtë të sulmojnë gjyqtarin Allia duke e goditur me grushte e shkelma. Sipas klubit vendës, kanë qenë zv.trajneri i Përmetit dhe kapiteni i kësaj skuadre më aktivët që kanë dhunuar arbitrin. Në këtë moment krijohet rrëmujë në fushë ku hyjnë forcat e rendit dhe civilë. Treshja e gjyqtarëve vrapon për në dhomat e zhveshjes. Bëhet e ditur se kryesori Allia ka marrë mjekim në dhomat e zhveshjes dhe nuk ka pranuar të dalë më në fushë që të vazhdojë ndeshjen. Në këtë mënyrë, takimi është ndërprerë duke mos rinisur më.

Skrapari - Trajneri i Skraparit, Genci Lamçe, që është në të njëjtën kohë edhe në detyrën e sekretarit të klubit, ka deklaruar se kërkon fitoren në tavolinë pas këtij skandali sipas tij të Përmetit. Ai e cilëson një ngjarje të shëmtuar që është shoqëruar me tension të panevojshë­m.

Kano - Ndërsa trajneri i Përmetit, Arben Kano, është shprehur: “Ishte i njëjti gjyqtar që na penalizoi disa javë më parë në ndeshjen me Butrintin. Akordoi një penallti inekzisten­te për Skraparin dhe lojtarët e mi dhe pjesëtarë të stafit protestoni­n tek ai. Në këtë moment, kanë hyrë civilë në fushë që kanë nisur të godasin me shkelma e grushte zv.trajnerin Çarçani dhe lojtarin tonë Duro. Arbitrat u futën në dhomat e zhveshjes dhe nuk dolën më që aty”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania