Panorama Sport (Albania)

‘Demat’, dyshime për komplot

"Na mohuan një gol të rregullt me Kukësin, kjo është e patolerues­hme”

- VLADIMIR MEMA

Partizani e nisi kam pionatin me një fi tore të diskutuar ndaj Luftëtarit, ku në minutat shtesë morën një penallti të diskutuar. Të kuqtë e kanë paguar shtrenjtë këtë episod, pasi në vijim penalltia ka mbetur "tabu" për "demat". Pas ndeshjes me Kukësin, ku Partizanit iu mohua një gol i rregullt dhe kanë pretendime për dy penallti të padhëna, të kuqtë kanë shpërthyer ndaj arbitrave. Ka qenë drejtori Tomori, i cili, pas barazimit 0- 0 me Kukësin, ka hedhur kunja për rivalët e tyre kryesorë, të cilët sikur i marrin më lehtë penalltitë. Mbase këtu Tomori i referohet penalltisë së fundit që mori Skënderbeu në Shkodër, por edhe numrit total të 11-metërshave që Kukësi dhe Skënderbeu kanë fituar në total në 14 javë kampionat. Vetëm Pejiç, 3 nga 8 golat e shënuar i ka me penallti, pa llogaritur edhe rastet e humbura nga pika e bardhë. Te Skënderbeu, Salihi ka shënuar një gol me penallti dhe tre i ka humbur, por nga pika e bardhë për korçarët ka shënuar edhe Xhejms. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Genc Tomori, në një prononcim për "Panorama Sport" vlerësoi lojën e ekipit, por "shigjetoi" gjykimin ndaj tyre në tërësi. "Për sa i përket ndeshjes, mund të them se krijuam avantazh shumë më të

madh sesa Kukësi, ku ishim gati për çdo minutë përpara për ta fituar lojën. Të mos harrojmë se Kukësi është një ekip i vendit të parë dhe rrezikuan në dy-tri raste. Por, të mos harrojmë po ashtu se loja ishte në dorën tonë dhe bëmë një nga ndeshjet tona më të mira. Bëmë edhe gol, ishte shumë i rregullt dhe nuk e di ku e pa pozicionin jashtë loje. Këto janë

fjalët e mia, por do ta shohim dhe në përsëritje kush ka të drejtë. Një penallti me Tiranën, goli sot, dy-tri raste të tjera… Të mos harrojmë ne jemi ekipi, që të flasim të drejtën, nga 12 javë ne vetëm një penallti kemi marrë. T'i kontrolloj­më të gjithë ekipet që kemi kundërshta­rë direkt, janë me katër ose pesë penallti. Nuk kam se çfarë të them tjetër", u shpreh Tomori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania