Panorama Sport (Albania)

Shkodra: Kam luajtur me kortizon, më e mira s'ka ardhur ende

"Sakrifikua­m të gjithë, fitorja erdhi në momentin e duhur"

- ERMAL SIKA

Donjet Shkodra ka sakrifikua­r në ndeshjen e djeshme, pasi ka luajtur duke "shtrënguar dhëmbët". Kosovari ka pasur dhembje të forta të mesit dhe është futur në fushën e lojës pasi i injektuan voltaren. Në një prononcim për "Panorama Sport", pas takimit, kosovari u ndal te sakrifica e futbollist­ëve të Flamurtari­t për shkak të mungesave. Shkodra shprehet se dhembjet e forta i kanë filluar që në minutën e 10-të të takimit të djeshëm, por ka qenë i detyruar të vijojë në këtë situatë.

Fitorja

Sipas futbollist­it të vlonjatëve, triumfi me Tiranën erdhi në momentin e duhur. "Normalisht që fitorja është shumë e mirë, por neve na ka ardhur në një moment ku kishim shumë mungesa nga dëmtimet dhe kartonët. Na mungonin lojtarë kryesorë si Telushi dhe Zeqiri. Sa i përket Fazlliut, mund të them që ka luajtur i sëmurë. Gjithsesi, më e rëndësishm­ja është që dolëm nga fusha e lojës me pikët maksimale", u shpreh fillimisht mesfushori. Sfida

Futbollist­i i Flamurtari­t, në përfundim të saj, analizon takimin me ekipin, si dhe flet për vazhdimësi­në. "Ata luanin me topa të gjatë. Pjesën e dytë që unë e pashë nga pankina, vura re që futbollist­ët e Tiranës bënin

shumë presion, por gjithsesi ne fituam. Të ardhmen e shikoj pozitive. Nëse kthehen të gjithë lojtarët mendoj që mund të shkoj mirë. Në aspektin personal, për vete dua që këtë javë të jem gati për të dhënë maksimumin tim. Nuk është qëllimi im që të jem golashënue­s, por për golat ka meritë i gjithë ekipi. Sa i përket finalizimi­t, unë kam shënuar sepse jam shumë pranë portës së kundërshta­rëve", vijoi Shkodra.

Dhimbjet

Ai ka treguar edhe momentin kur është dëmtuar dhe ka shpjeguar si ka qëndruar dje në fushë. "Unë kam pasur dhimbje gjatë gjithë javës dhe isha në dyshim për ndeshjen me Tiranën. Por sakrifikov­a për shkak se kishim shumë lojtarë që na mungonin dhe duhet të luaja. Kam zbritur në fushë vetëm pasi më injektuan voltaren. Në minutën e 10-të të ndeshjes më rifilluan dhimbjet, por vazhdova të jepja më të mirën time për ekipin. Mund të them që kam zhvilluar shumë minuta në këtë mënyrë. Problemi më nisi që në ndeshjen me Vllazninë, ndërsa në pjesën e dytë në takimin me Teutën pata më shumë. Them se nëse pushoj pak, do të më bëj mirë, për të qenë i gatshëm për ndeshjet e radhës. Këtë javë do të bëj terapi dhe shpresoj që ta marr veten sa më shpejt", tha Shkodra për "Panorama Sport". Realizimi

Në fund, ai ka një dedikim për golin e bukur që shënoi përballë bardhebluv­e dhe që mbeti në fuqi për t'i dhënë maksimumin Flamurtari­t. "Si gjithmonë, golin ia dedikoj nënës sime që nuk jeton dhe familjes sime, e cila sot (dje) më ka ndjekur nëpërmjet televizori­t".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania