Panorama Sport (Albania)

Akuza dhe prapaskena, Korabi hesht për largimin e donatorëve

Situatë kritike te dibranët, klubi nuk reagon

-

Humbja e radhës e ekipit të Korabit me një prej rivalëve në luftën për mbijetesë, ndaj Teutës, jo vetëm që e mban ekipin të shkëputur nga ndjekësit në vendin e fundit, por ka sjellë edhe një reagim të tifozëve dhe acarim të situatës. Tifozët dibranë në rrjetet sociale kanë kërkuar pas ndeshjes me durrsakët edhe dorëheqjen e drejtuesve të klubit dhe largimin e lojtarëve që kanë qenë pjesë e Laçit gjatë sezonit të kaluar. Lidhur me çështjen e përfolur të largimit të donatorëve Selim Rusi dhe Naim Agolli, gazeta ka tentuar gjatë ditës së djeshme të kontaktojë me drejtuesit e klubit, kryesisht me drejtorin Femi Mëziu, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi drejtori ishte i padisponue­shëm. Deri më tani, nga ana e klubit nuk ka ndonjë sqarim për këtë çështje, duke mos e mohuar dhe as pohuar atë çfarë kanë deklaruar tifozët se donatorët nga Amerika janë larguar. Siç dihet, deri para ndeshjes me Skënderbeu­n në klub ka pasur probleme financiare dhe ato kanë ndikuar edhe në largimin e trajnerit Artan Mërgjyshi. Por, pas ardhjes së trajnerit të ri Gerd Haxhiu, në konferencë­n për shtyp gjatë prezantimi­t të tij u tha nga drejtori sportiv Mëziu se klubi nuk ka probleme, por tashmë "bombën" e kanë lëshuar vetë tifozët dibranë, të cilët shprehen qartë se tashmë

Korabit i janë larguar financuesi­t e deritanish­ëm. Gjithsesi, nga zyrtarët e klubit nuk është konfirmuar ende ky lajm. Në faqen zyrtare të klubit dibran në lajmërimin e rezultatit final të ndeshjes ndaj Teutës, tifozët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika ndaj stafit, lojtarëve dhe drejtuesve të klubit. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania