Panorama Sport (Albania)

Ndërhyrje të rënda dhe sharje, Laçi nën presion për mbijetesën

-

Laçi nuk është më skuadra për t'u mundur. Ekipi, që i ka hapur probleme çdo kundërshta­ri gjatë sezoneve të fundit, shihet qartë që e ka humbur atë shkëlqim. Një ekip me emra kryesisht të rinj dhe një tifozëri që nuk është më aq e zjarrtë sa ka bërë të flitet e gjithë Shqipëria. Ekipi këtë sezon rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Ndryshe nga kampionate­t e kaluara, kurbinasit e drejtuar nga Ramadan Ndreu renditen në vendin e 8-të me 11 pikë. Në një situatë të tillë, presioni në klub është rritur ndjeshëm. Dhe gjithçka reflektohe­t më tej edhe në fushë apo në tribuna. Përballja e së dielës ndaj Luftëtarit nxori në pah edhe një herë presionin në të cilin ndodhet ekipi. Ndërhyrjet e rënda në fushë ndaj lojtarëve kundërshta­rë kthyen edhe një herë në vëmendje Laçin e sezoneve të kaluara që ishte më tepër se agresiv. Një ndërhyrje "horror" e Lipit në pjesën e dytë ndaj një lojtari kundërshta­r, kaloi vetëm me një karton të verdhë. Në një kohë që, sipas moviolës së specialist­ëve, ishte karton i kuq më se evident. Gjithashtu, ofendimet dhe sharjet që vinin nga tribuna, kishin disa kohë që nuk dëgjoheshi­n në stadiumin e Laçit. Duke parë ecurinë e deritanish­me, klubi ndien presionin dhe mbijetesa nuk do të jetë kurrsesi e lehtë. Gjithashtu, edhe mbështetja e tifozëve ndaj skuadrës ka rënë ndjeshëm. Përballja ndaj Luftëtarit vërtetoi edhe një herë se interesi është shumë i ulët. Ndryshe nga sezonet e mëparshme, tifozët që shkojnë në stadium janë në një numër të pakët. Laçi i këtij sezoni është ndryshe dhe mbijetesa nuk do të jetë aspak e lehtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania