Panorama Sport (Albania)

Një shkodran kundër Vllaznisë, Ramadani: I shënoj

-

Luftëtari ka një tjetër ndeshje të vështirë në transfertë javën e ardhshme ndaj Vllaznisë. Si shkodranët, ashtu edhe gjirokastr­itët i kanë të nevojshme pikët në këtë përballje, kështu që parashikoh­et një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Në stërvitjen e djeshme trajneri Milinkoviç ka punuar me lojtarët në aspektin taktik. Ashtu si ndaj Laçit, Luftëtari do të ketë edhe në Shkodër tri mungesa titullarës­h. Aleksi dhe Rroca vazhdojnë të jenë të dëmtuar, ndërsa kthehet si titullar shkodrani Behar Ramadani. Gjithashtu do të mungojë vlonjati Beqiri mbasi u penalizua me karton të kuq në përballjen ndaj Laçit duke e lënë skuadrën e vet në krejt pjesën e dytë me një futbollist më pak. Deklarata - Për Behar Ramadanin ndeshja ndaj Vllaznisë do të jetë mjaft e veçantë. "Luajmë në Shkodër dhe e pres me shumë emocion këtë ndeshje. Për mua është më e veçanta e këtij sezoni. Sa më shumë emocion, aq edhe dëshirë kam që të zhvillohet ndeshje e bukur dhe të kënaqen të gjithë. Kuptohet, vetëm një ekip fiton dhe shpresoj të jemi ne. Besoj plotësisht se do të duartrokit­emi edhe nëse fitojmë dhe kjo është në kulturën e tifozërisë shkodrane. Ka shumë futbollist­ë shkodranë që luajnë me skuadrat e tjera dhe po kundër Vllaznisë në Shkodër, sikundër është edhe rasti im. Të luash në atë stadium është bukur dhe kur luan kundër ekipit që të ka rritur si futbollist është ndjesi e veçantë. Nëse më jepet rasti të shënoj, do të respektoj tifozërinë e qytetit tim dhe kam bindjen se do të më duartrokas­in. Është një ndeshje ku fitorja është detyrim për të dyja skuadrat dhe deri tani si Vllaznia edhe ne kemi bërë një paraqitje dinjitoze në kampionat. Por, Luftëtari e ka më të nevojshme fitoren, sepse ndihet më e rrezikuar për realizimin e objektivit që ka në këtë sezon, qëndrimin në Superiore. Një fitore në Shkodër na e bën më të sigurt objektivin", deklaroi shkodrani i Luftëtarit. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania