Panorama Sport (Albania)

“Perla” e Levës i jep Bajernit fitore prestigji

Ançeloti merr hak, paralizon komplet ekipin e Simeones

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Robert Levandovsk­i ka vënë drejtësinë në vend. Falë supergolit të tij me goditje dënimi në minutën e 28-të, Bajerni i Mynihut ka marrë hak kundër Atletikos, si dhe ka mbyllur me fitore fazën në grupe të Champions-it. Edhe pse u duk si një test miqësor, pasi llogaritë ishin mbyllur, kampionët e Gjermanisë u treguan nënkampion­ëve të Europës se në "Allianz-Arena" e bëjnë ata ligjin. Me fitoren e 15-të radhazi në shtëpi në Champions, bavarezët e mbyllin grupin D në vend të dytë me 12 pikë, ndërsa Atletiko e pati blinduar vendin e parë.

4-2-3-1, Tiago bën Mylerin

Ançeloti bëri rrotacion me 5 ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e fundit në Mainc. I besoi sërish skemës 4- 2- 3- 1, por rolin e Mylerit e bëri Tiago në pozicionin 10. Alaba luajti në qendërmbro­jtje. Edhe Diego Simeone bëri rrotacion duke hedhur në formacion 5 lojtarë të rinj në krahasim me barazimin pa gola me Espanjolin. "Perla" e Levës shkund rrjetat

Me lojtarë të freskët dhe ide të qarta në fushë, djemtë e Ançelotit kërcënuan dy herë për 60 sekonda portën e |blak. Ishte Roben që ndezi motorët nga krahu i djathtë, por gjuajtja e tij përfundoi në goditje këndi. Më pas, Atletiko i kundërpërg­jigjet me Karraskon (10', 16'), por gardiani Nojer fiton çdo duet. Në minutën e 19-të ishte Kosta që provon dorashkat e Jan |blak, por pa sukses. Në minutën e 28-të, Bernat vjedh një faull 18 metra larg portës së Atletikos. Pozicion fotokopje si në minutën e fundit në Mainc kur Levandovsk­i shënoi golin e tretë. Polaku çentron këmbën dhe shkund rrjetat e merimangës duke bërë të zvarritet me kot slloveni |blak. Ia dedikon fëmijës së tij të ardhshëm, duke festuar me top brenda fanellës dhe gisht në gojë. Ishte goli i pestë i sulmuesit këtë sezon në Champions. Bajerni dominoi komplet pjesën e parë dhe me meritë e mbylli në 1-0.

Bajerni shpërdoron

Në pjesën e dytë, bavarezët

kthehen më të gjallë dhe më të vendosur për ta fituar ndeshjen. Levandovsk­i (48'), Roben (54'), Kosta (55') i hapin rrugën golit të dytë, por u mungoi fati. † lli holandez kishte shansin më të mirë për të dyfishuar rezultatin, por në vend të tregohej i vëmendshëm

dhe i kujdesshëm, zgjedh të simulojë dhe kërkojë penallti. Gjyqtari Turpin me të drejtë nuk akordon 11metërsh. Në minutën e 77-të, Kosta i jep pasim perfekt Tiagos, por spanjolli nga pesë metra "gërvisht qiellin" duke gjuajtur jashtë traversës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania