Panorama Sport (Albania)

Eliminohet Xhaka, Hysaj bën festë në Portugali

Napoli mposhti Benfikën, kualifikoh­et si kryesues i grupit

-

Arsenali nuk pati aspak mëshirë për Bazelin dhe as Graniti për Taulantin. "Topçinjtë" triumfuan në Zvicër me rezultatin 4- 1, duke dominuar totalisht në fushën e lojës, edhe pse Venger ishte munduar të bënte rrotacion. Në fakt, Lukas Perez e shfrytëzoi në maksimumin mundësinë që iu dha, pasi ishte sulmuesi spanjoll që shënoi plot tri herë në portën e Vaclik. Ai u bë lojtari i gjashtë në historinë e Arsenalit që realizon tripletë në një ndeshje të Champions- it, ndërkohë që Iuobi për anglezët dhe Dumbia për vendësit finalizuan rezultatin e takimit. Një humbje që e ka nxjerrë Bazelin jashtë Europës, pasi e mbylli grupin në vendin e fundit, ndërkohë që "topçinjtë" konsolidua­n kreun. Ishin bullgarët e Ludogorets­it që bënë historinë në vendin e tyre, duke siguruar grupet e Ligës së Europës. Ata barazuan në mënyrë befasuese 2- 2 në transfertë me PSG-në dhe e mbyllën klasifikim­in si të tretët. Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, pati shpeshherë duele me të vëllanë, i cili gjithashtu luajti për 90 minuta, duke treguar edhe një formë mjaft të mirë.

Hysaj - Ndërkohë që një shqiptar e mbylli mbrëmjen me zhgënjim, për një tjetër kuqezi ka qenë festë. Mbrojtësi i Napolit ndihmoi skuadrën e tij që të fitojë në transfertë­n e vështirë kundër Benfikës me rezultatin 2- 1. Golat e Kajehon

dhe Mertens në pjesën e dytë, zhvleftësu­an atë të Himenez pak minuta para përfundimi­t të takimit. Ky trepikësh u dha mundësinë italianëve që të shkojnë në 1/ 8-at si kryesues, duke evituar edhe disa rivalë të fortë për në raundin tjetër, mes të cilëve

Barcelona. Hysaj luajti për 90 minuta, në një ndeshje që në fakt mori vlerë tjetër, kur Beshiktash­i pësoi një disfatë të rëndë kundër Dinamos së Kievit, duke u mundur 6-0. Turqit patën mundësinë e artë për një "biletë" kualifikue­se nëse evitonin humbjen,

por tashmë duhet të shohin veten në grupet e Ligës së Europës. Ndërkohë, Hysaj do presë shortin e fazës pasardhëse të Champions-it, duke kryqëzuar gishtat për të evituar rivalë si Mançester Siti apo Bajerni i Mynihut që do jenë në vazon tjetër...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania