Panorama Sport (Albania)

"Shumë vite kanë kaluar, është koha të rifitojmë Champions-in"

-

Sami Khedira ka qenë një nga të ftuarit e revistës së javës së UEFA-s, në të cilën ka folur për aventurën e tij torineze dhe planet e së ardhmes me Juventusin.

Khedira, çfarë mendimesh të kaluan në kokë pasi Juventusi të kontaktoi?

Në një pikë ndalesh dhe nis të mendosh se çfarë do të bësh me jetën tënde. Unë kuptova se Reali i Madridit ishte gjëja më e bukur që mund të më ndodhte, por, pasi kalova 5 vite të bukura atje, kishte ardhur momenti të bëja hapin e radhës.

Cili ishte ai?

Në moshën 28-vjeçare, ose rinovon me klubin që luan dhe vendos ta mbyllësh aty karrierën, ose do të tentosh një sfidë të re. Unë doja të shihja diçka të re. Në Torino gjeta një ambient tjetër, një gjuhë tjetër, një kulturë tjetër... Dhe duke folur me trajnerin Alegri kuptova se do të kisha rolin që doja, detyra prej lideri dhe më shumë përgjegjës­i. Pastaj, Juventusi ishte kampionia e Italisë dhe finalistja e Champions-it, prandaj edhe sot e kësaj dite jam i bindur se kontrata me ata ishte zgjedhja më e mirë që mund të bëja. Kjo është një sfidë e re në të gjitha senset për ty... E vërtetë. Në Itali e kanë fe futbollin, jetojnë me atë çdo ditë, diçka që nuk e ndien as në Gjermani dhe as në Spanja. Më është dashur të përshtatem, madje të rinovoj gjithçka kisha bërë më parë, duke nisur nga metodat e të stërvituri­t e deri te stili i lojës. Të jetuarit nën presion më ka avantazhua­r, pasi më ka detyruar që të jem i përqendrua­r në çdo moment dhe këto ndryshime që kam hasur në Itali më kanë bërë një lojtar më të zhdërvjell­ët, më të kompletuar. Pasi e ke fituar me Realin e Madridit, çfarë do të thotë ta rifitoje me Juventusin Ligën e Kampioneve, për ty, por edhe për klubin tënd?

Nëse kujtoj mirë, Juventusi nuk e fiton këtë trofe që nga viti 1996. Prandaj e them me bindje se ka ardhur ora që ta rifitojmë. Pikërisht për këtë arsye jam këtu, për këtë firmosa me Juventusin. E di që nuk është e lehtë, por për ta fituar diçka fillimisht duhet ta ëndërrosh dhe më pas të punosh për këtë. Këtu në Torino ka vite që po punohet dhe po investohet për këtë, prandaj unë jam i sigurt se edhe sivjet mund ta synojmë Champions-in. Nëse shohim me kujdes situatën, këtë vit, ndryshe nga herët e tjera nuk ka një skuadër që spikat mbi të gjitha, por në garë jemi 7-8 klube, të cilat kemi shanse të barabarta për t'ia dalë. Ndoshta na mungon ende diçka në lojë, dëmtimet na kanë penalizuar shumë, por deri në shkurt, kur të nisë faza me eliminim direkt do të shihni Juventusin e fortë dhe të vërtetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania