Panorama Sport (Albania)

Nga Kahn, Montero e Ibra, ja skuadra e "të fortëve"

-

Dihet që futbolli është një sport për njerëz të fortë, pasi kërkon një përgatitje të madhe fizike, por edhe një kurim të rëndësishë­m, duke qenë se është një sport kontakti. Por ka edhe nga ata futbollist­ë që shpeshherë kontaktin e kërkojnë me qejf, e kanë një hobi personal, pasi një agresivite­t i brendshëm i karakteriz­on dhe ata nuk ngurrojnë që ta shpalosin në fushë apo edhe jashtë saj. Për këtë arsye, media italiane ka renditur një 11-she (plus rezerva) mjaft intriguese.

Porta - Në kuadratin e portës pa diskutim Oliver Kahn. I paharruesh­ëm "takimi" sy më sy mes "Olit" dhe Heiko Harrlish në një Bajern-Borusia, ku pas shtyrjeve me dorë, gardiani i bavarezëve u pushtua nga sindroma "Tajson" dhe kafshoi kundërshta­rin. Mbrojtja - Prapavija do të formohej nga Jap Stam, Vini Xhons, Paolo Montela dhe Paskuale Bruno. Lideri është pa dyshim ishjuventi­ni Montero, si brenda ashtu sikurse jashtë fushës, duke parë se ai nuk tërhiqej prapa kur bëhej fjalë për të shfryrë të gjithë nervozizmi­n e tij. Nuk ia dalin të gjithë që të përballojë gjatë një sherri në fushë një gjigant si Toldo, apo akoma më shumë, të futet mes turmës për të shpëtuar shokun e tij, Zidan, ku një grup prej 4 tifozësh të pakënaqur juventinë tentuan një agresion ndaj tij, por Montero i shtriu në tokë të gjithë. Ai që ndjek është Stam, mbrojtësi holandez, i cili mjaftonte të shihte një shkëndijë në fushë dhe ishte i pari që vraponte mes turmës. Për më shumë informacio­n, pyesni Pietro Parenten... Fama e të fortit e Vini Xhonsit i lejoi atij që të ndërtonte shumë shpejt një profesion edhe larg futbollit, pasi tani është një aktor shumë i vlerësuar dhe i kërkuar, kur kërkohet një tip "i fortë" në skenë. Në fushë u bë i famshëm, pasi nuk përdori delikatese ndaj testikujve të Pol Gaskoin, por edhe për rekordin e kartonit të kuq më të shpejtë, pas vetëm 3 sekondash lojë. 12 përjashtim­e në karrierë për ishlojtari­n e Çelsit, Lidsit dhe Uimbëlldon­it. Në fund Paskuale Bruno, i ashtuquajt­uri "kafsha"... Të gjithë agresivite­tin e tij ai e konfirmon në një derbi Torino-Juventus të 17 nëntorit 1991; karton i kuq për një bërryl ndaj juventinit Kaziragi dhe një reagim kafshëror ndaj arbitrit. Në pankinë, mes mbrojtësve agresivë do të ulnim Marko Materacin.

Mesfusha - Tre lojtarët e këtij reparti janë Xho Barton, Roi Kin dhe Xhenaro Gatuzo. Luhej Siti-QPR, prill 2012; Barton ishte karikuar mirë, ndërsa pas një kartoni të kuq për një bërryl të qëllimshëm ndaj Tevezit, ai përpara se të dilte nuk ngurroi për të lëshuar dy goditje ndaj Agueros dhe Kompanisë. Akoma më keq kur veshi fanellën e Sitit, pasi shoku i tij i skuadrës, Dabo, në vitin 2007, përfundoi në spital pas një sherri në stërvitje. Të paharruesh­me do të mbeten imazhet e Bartonit që i tregon prapanicën publikut... "Djajtë e kuq" kishin një "Djall" të vërtetë në skuadër, por që ndonjëherë sytë i erreshin aq shumë, sa ai nuk ua përtonte edhe shokëve të skuadrës. Roi Kin shtriu me një goditje me kokë një gjigant si Peter Shmajkëll, pas një sherri te Junajtid, ndërsa pretë e tij të preferuara ishin Patrik Vieira i Arsenalit dhe një mori me arbitra, të cilët kanë provuar ashpërsinë e shtatshkur­trit, por "zemërluani­t" Kin. Që Gatuzo ishte një lojtar i zjarrtë kjo dihej, por skena që e konfirmoi më së miri këtë ishte sfida Milan-Totenhem e shkurtit 2011, kur mesfushori nuk ngurroi që të kapë nga fyti Xho Xhordanin, zëvendëstr­ajnerin e anglezëve. Në këtë repart, në stol do të ulnim Edgar Davidsin, Najxhel De Jongun dhe Matias Almeidan.

Sulmi - Dhe ja ku vjen treshja e mrekullive, Erik Kantona. Luis Suarez dhe Zlatan Ibrahimovi­ç. Edhe pse brezat ndërrojnë shpejt, ajo pamje do të trashëgohe­t gjithë jetën; 25 janar 1996, luhej Kristal Palas-Mançester Junajtid, me Kantonanë që fluturoi me taka në fytyrë ndaj një tifozi të Palasit që e provokoi, duke e gjakosur keq. Për të, 8 muaj skualifiki­m dhe 20 mijë sterlina gjobë. Suarez është një "killer" i zonave të rreptësisë, por ai ka konfirmuar edhe faktin e të qenit një provokator i madh, përveçse një "vampir". Pyesni Kielinin dhe Ivanoviçin për kafshimet e tij, pasi janë imazhe të freskëta. Në fund, Ibrahimovi­ç! Zebina, Vieira, Onievu... Janë të shumta sherret për të gjatë stërvitjev­e dhe kurrsesi banale. Aq sa në kohët e Milanit, pas një lufte të ashpër me amerikanin Onievu, Ibra përfundoi në spital me disa brinjë të thyera. Në fushë, kërkonte "miqësi" me ata që e shisnin veten për të fortë, si Mihajloviç, Mekses, Stoil, Aronika, Kjaer e Koleman së fundmi, thjesht sa për të cituar disa... Të gatshëm për të hyrë nga pankina, Paolo Di Kanio dhe Diego Kosta. Trajnerët - Edhe këtu ka plot personazhe, ndonëse ai që e meriton më shumë se kushdo tjetër është Delio Rosi. Ish-trajneri i Fiorentinë­s, në majin e vitit 2012, ia tregoi me grushte dhe shqelma Adem Ljajiçit se zëvendësim­et pranohen, nuk diskutohen. Si "ndihmës" të italianit mund të kishim Diego Pablo Simeonen, apo edhe ndihmësi i tij tek Atletiko, "Mono" Burgos. Natyrisht, nuk mund të qëndrosh indiferent edhe ndaj vrapimit historik të Karlo Macones drejt tribunës së ultrasve të Atalantës, gjatë një derbi Breshia-Atalanta, e luajtur në shtator të vitit 2001. "Nëse barazojmë, do të vij poshtë tribunës". Dhe historia dihet si përfundoi; 70-vjeçari Macone vrapon gjithë vrer drejt atalantinë­ve, duke mbajtur mbi shpatulla edhe një prej drejtuesve të klubit që provoi më kot ta frenonte...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania