Panorama Sport (Albania)

Kampionati botëror, vetëm dy rekorde kombëtare

-

Edhe kampionati botëror i 13-të i të rriturve në Uindsor të Kanadasë (pishina 25-metërshe) rikonfirmo­i diferencat e mëdha mes notarëve të Kombëtares shqiptare dhe kundërshta­reve në bateritë respektive. Në ditën e parë të garave respektohe­n pritshmëri­të për përfaqësim­in e kuqezinjve, modestë në konkurrime. Ngushëllim­i i vetëm i këtij konkurrimi të parë janë vetëm dy rekordet kombëtare të vendosura nga notarët, Kenet Libohova në garën e 100 m stil shpinë, dhe Deni Baholli, në 100 m stil bretkosë. Botërori nisi për shqiptarët me garën e 400 m stil i lirë. Franc Aleksi do të shënonte kohën 4:10.84 që do ta pozicionon­te të 67-tin në klasifikim­in e përgjithsh­ëm, kurse Frenc Berdaku e mbylli i 70-ti me kohën 4:15.84. Në total morën pjesë 72 notarë dhe kohën më të shpejtë në kualifikue­se e regjistroi notari rus Aleksandër Krasniki 3:38.40. Në 200 m stil i lirë, Diana Basho realizoi kohën 2:17.40 (e 76-ta), ndërsa Alesia Neziri do ta mbyllte garën e 80ta me 2:24.83, mes 84 konkurrent­eve. Më e shpejta në kualifikue­se doli hungarezja Katinka Hozu me kohën 1:53.07. Në 50 m stil bretkosë, Kejsi Delli do të shënonte kohën e 56-të (38.65), mes 60 notareve. E para në këtë disiplinë në eliminator­e doli xhamajkani­a Alia Atkinson me kohën 29.48. Kenet Libohova, në 100 m shpinë, vendosi rekord kombëtar me kohën 1.01.96 (i 62-ti mes 72 rivalëve). Përmirësim kohe në rang kombëtar regjistroi edhe Deni Baholli në 100 m bretkosë, përkatësis­ht 1:05.50 (i 79-ti mes 97 garuesve). Sakaq, Libohova do të ulte siparin e ditës së parë të Botërorit me 200 m stil i përzierë ku zuri vendin e 61 mes 67 rivalëve me kohën finale 2:17.62. Kohën më të shpejtë e regjistroi japonezi Daia Seto, 1:53.49.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania