Panorama Sport (Albania)

Kur Revolucion­i Kinez goditi Haxhiun, e çuan të prashiste patate...

"Kisha frikë t'i shënoja Dinamos, oficerët shkuan në shtëpi dhe më kërcënuan gruan"

- Nga UVIL ZAJMI

Ndërsa përgatitet fillimi i sezonit 1965-1966 me shpresën e sistemimit definitiv të tij te Partizani në përfundim të shërbimit ushtarak, pasi kishte shënuar 15 gola në sezonin 1965-1966, shpërthen Revolucion­i Kultural Kinez, pasojat e të cilit përfshinë edhe Shqipërinë. Filloi një fushatë spastrimi, e cila godet sportistë e artistë, ndër ta edhe disa nga të Partizanit me Mexhit Haxhiun në krye që edhe pse përpjekjet e gjeneralëv­e madhore si Balluku e Dume, admirues të tij, ishin të mëdha, nuk mundën ta ndalonin largimin. Sidoqoftë, në një banket lamtumire, në shtatorin e 1966-ës, Dumja me vajzën Besa e kanë falënderua­r për kontributi­n e tij te ky klub. Të nesërmen, Rustem Peçi, ushtarak i lartë e përcolli te treni dhe i trishtuar i thotë: "Do shkosh në Vlorë, mundohu të sistemosh nënën e motrën tek të afërm, ndërsa futboll nuk do të luash...".

Sa i vështirë rikthimi në Vlorë

Rikthehet në Vlorë, ndërsa skuadra i shpëton rënies... Bëhet fjalë për sezonin 1965-1966. Kishte interes për Haxhiun nga tifozëria, skuadra e trajnerë. Por rifillimi ishte i vështirë. Ndeshja me Labinotin ishte ajo që startoi kampionati­n 1966-1967, kur para takimit papritur i thonë se nuk do të luajë, madje të nesërmen nuk e lejojnë as në stërvitje dhe njoftimin e merr nga punonjësi i stadiumit, duke lënë topin për t'u futur me kokë ulur në dhomat e zhveshjes në sy të tifozëve. Nuk e lejojnë të aktivizohe­t as në kampionati­n lokal me ndërmarrje­t, duke e dërguar në Shashicë në zbor për të prashitur patatet. Sigurimi kishte përhapur alibinë se ai kishte takuar babanë në Gjermani, ndërkohë që ai nuk kishte qenë asnjëherë atje dhe se i ati i Mexhit Haxhiut është agjent, flet te "Zëri i Amerikës", prandaj nuk e çojnë të birin jashtë shtetit. Dhe urdhri për të ishte: "Të mos luajë me asnjë klub të kryeqyteti­t dhe asnjë klub ushtarak; të mos luajë në ndeshje ndërkombët­are, ose të luajë vetëm në Shqipëri"! Pas një viti jashtë futbollit ka takuar Beqir Ballukun, i cili, i informuar për situatën e tij, kërkoi rikthimin e Mexhit Haxhiut në futboll, por pa të drejtën për të luajtur me kombëtaren. Kampionati fillon në mars të 1968-ës, skuadra ka trajner Stavri Lubonjën që zëvendësoh­et nga Hasan Luçi, zhvillon disa miqësore, luan në Kupën e Republikës me Haxhiun protagonis­t bashkë me Zilen, Thomain, Seferajn, Xhaferri, Saraçi etj. Realizon gola në lojë, me penallti, nga goditjet e lira. Flamurtari luan dy takimet e para me 17 Nëntorin në Vorë e Dinamon në Tiranë, por golat e Haxhiut nuk mjaftojnë të shmangin humbjet. Pastaj fitoret me Labinotin, humbje me Partizanin, fitore me Luftëtarin që kthejnë qetësinë….

Qershori i paharruar

Ka qenë qershori i 1968-ës e në prag të takimit me Traktorin në Vlorë, Mexhit Haxhiu goditet nga tri fatkeqësi, në harkun e pak ditëve humbet gjyshen që e kishte rritur, kunatën dhe Zeqirin, partnerin në skuadër. Një orë e ndante varrimin e shokut të tyre me ndeshjen, që me urdhër partie duhej të zhvillohej. I trishtuar dhe duke parë gjendjen e rënduar të tij, trajneri nuk e aktivizon në lojë. Por në pjesën e dytë i ka kërkuar të luajë dhe në harkun e pak minutave, pas një harkimi nga këndi me kokë, ka shënuar golin e parë duke ia dedikuar Gëzim Zeqirit. Ndërkohë që ai muaj do t'i rezervonte Haxhiut edhe një moment të gëzuar: më 16 qershor është martuar me Bardhën, ish-volejbolli­ste dhe notare e Flamurtari­t, por pikërisht atë të diel do të luhet ndeshja kundër Tomorit në Vlorë. Sërish gol, fitore 2-0 dhe me tifozët krushq në stadium me shpejtësi pastaj në darkën e dasmës. Kujton se si dhëndër ka veshur një kostum të dhuruar nga Petrit Dumja, që e ka dashur pa masë. Pastaj muaji i mjaltit në Pogradec, ndeshja kundër Yllit të Kuq, fitore 1-0 me gol të V. Gjokës dhe fundi i kampionati­t, që i jep vendin e 6-të Flamurtari­t, ku spikat rendimenti i Haxhiut, si gjithmonë protagonis­t e sistematik, autor i 16 golave në total.

Jo gol ndaj Dinamos

Gjithmonë një zë i brendshëm e ka këshilluar të "mos i bëj gol Dinamos e Partizanit, se nuk revoltohen gjeneralët dhe oficerët". Presion kundër skuadrave të Ministrive, sidomos ndaj Dinamos kur luante në Vlorë ka qenë tejet kërcënues. Para një sfide të tillë, një hetues, oficer i Degës së Brendshme të qytetit, futet në dhomën e zhveshjes, me zë të ashpër e urdhërues i thotë që të mos impenjohet kundër Dinamos. "Tronditjen time e vuri re trajneri Petrit Arapi, i cili u ankua te Kryetari i Degës që e detyroi personin në fjalë të më kërkonte falje. Por ata kishin qenë më parë në shtëpinë time duke kërcënuar gruan që unë të mos luaja", kujton Haxhiu. Grumbullim­i me 17 Nëntorin

Ndonëse nuk e lejonin të shkonte as në Kosovë, në prag të takimit 17 Nëntori- Standaar në vjeshtën 1969, Rexhep Doda, drejtues, kërkoi shërbimin e tij te skuadra tiranase. Grumbulloh­et në hotel "Donika", por disa orë më vonë trajner Alla e nuk ia dorëzoi fanellën një të riu, apo asnjëherë të shkelmonte topin nga qendra në një fillim kampionati. Pastaj karriera si trajner, duke iu kushtuar përgatitje­s së talenteve të reja te Flamurtari, trajner i Ekipit Kombëtar U-16, Kryeseleks­ioner i Ekipeve Kombëtare të moshave, trajner me Flamurtari­n e Bylisin, Drejtor Teknik në FSHF, lektor i kurseve të UEFA-s, i diplomuar në ILKF, pedagog në Universite­tin Ushtarak "Skënderbeg", mësues i Shqipëri-Zvicër: Shllaku, Janku, Frashëri, Halili, Mema, Deliallisi, Haxhiu, Bushati, Xhaçka, Pano, Vorfi

njofton se një anëtar i byrosë e ka refuzuar aktivizimi­n e tij me 17 Nëntorin. E njëjta situatë edhe në takimin Besa-Hibernians, luajtur në Durrës në vitin 1972 për Kupën e Kupave, kur klubi kavajas e merr për përforcim. U aktivizua vetëm në pjesën e dytë duke dhënë edhe pasimin asist për Pagrinë që barazoi. "Ishte urdhri i Rita Markos, i pranishëm në stadium, që të aktivizohe­sha", rrëfen Mexhiti.

Largim pa ceremoni

Ndonëse me një karrierë të pasur, shënues i 166 golave me fanellat e Flamurtari­t, Partizanit kampion në sezonin 1963- 1964, vendi i dytë në '64-'65 dhe '65-'66, lojtar i kombëtares, në vitin 1976 është ndarë me futbollin e luajtur për 16 vite (1960-1976), pas një dëmtimi dhe 33 vjeç, por asnjë pa asnjë ceremoni lamtumire dhe e ka peng që

Gjithmonë një zë i brendshëm e ka këshilluar të "mos i bëj gol Dinamos e Partizanit, se nuk revoltohen gjeneralët dhe oficerët". Presion kundër skuadrave të Ministrive, sidomos ndaj Dinamos kur luante në Vlorë ka qenë tejet kërcënues. Para një sfide të tillë, një hetues, oficer i Degës së Brendshme të qytetit, futet në dhomën e zhveshjes, me zë të ashpër e urdhërues i thotë që të mos impenjohet kundër Dinamos

Edukimit Fizik në shkollën "Dijetari", "Mjeshtër i Merituar", "Mjeshtër i Madh", e mjaft titujt të tjerë honorifikë. Nga puna e tij sistematik­e kanë dalë shumë futbollist­ë, talente, protagonis­të e titullarë të Flamurtari­t e Kombëtares. Çfarë bën sot

Mexhit Haxhiu?

Është në pension dhe pas një dhjetëvjeç­ari me lëvizje jeton në Vlorë, Itakën e tij, pasi ashtu e ka konsiderua­r qytetin ku lindi... Ka bërë dhe bën një jetë të rregullt, shumë familjar, kurrë abuzime me duhan e pije. Jo aktivitet politik, shëtit buzë detit, pastaj në shtëpi me nipër dhe mbesa, në stadium kur ka ndeshje dhe në dhomënstud­io ku vazhdon të lexojë e studiojë. Vitin e kaluar botoi librin autobiogra­fik "Kartoni i Kuq…". Vetëm pak ditë më parë, pikërisht

 ??  ?? Haxhiu me Partizanin, moment loje
Haxhiu me Partizanin, moment loje
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania