Panorama Sport (Albania)

Rrogat e padhëna, zbardhen debatet tek Elbasani

Një sulmues nga Spanja hap merkaton, priten të tjerë

- VLADIMIR MEMA

Elbasani ka nisur dje përgatitje­t për pjesën e dytë të kampionati­t. Lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Muharrem Dosti dhe do të zhvillojnë një fazë intensive stërvitore. Por, jo çdo gjë ka shkuar mirë, pasi administra­tori i klubit, Florenc Kushi, ka debatuar me lojtarët për rrogat e padhëna. Titullarët kanë kërkuar paratë sa më shpejt, ndërsa Kushi ka premtuar se çdo gjë do të zgjidhet. Debatet

Administra­tori Kushi bëri një bisedë me lojtarët para nisjes së seancës stërvitore, ku u garantoi pagat. "Pagat janë të garantuara, kështu që nuk duhet të shqetësohe­ni nga kjo çështje. Janë vetëm probleme proceduria­le ato që bëjnë të vonohen", u shpreh Kushi. Ndërkohë, kapiteni Kotorri replikoi: "Dakord, do t'i marrim, por kur do të ndodhë kjo gjë. Na duhet një afat, pasi u bënë muaj që diskutojmë dhe presim pagat. Paratë mund të vijnë në muajin prill, atëherë çfarë vlere ka kjo?". "Do të bëjmë të pamundurën që të paguheni sa më shpejt, do bëjmë edhe përforcime në merkato. Edhe për sa i përket ushqimit, do mundohemi ta rregullojm­ë", ia ktheu Kushi. Në këto momente ndërhyn mbrojtësi Endri Duka: "Ne jemi nga Elbasani, ushqehemi edhe në shtëpitë tona, mjafton të marrim pagesën dhe atë që na takon, këtë po kërkojmë". Në debat mori pjesë edhe mesfushori Mateos Toçi: "Nëse vijnë pagat, edhe ne të nisim stërvitjen me nga dy herë në ditë dhe jo vetëm një herë si tani, në mënyrë që të jemi sa më në formë kur të startojë kampionati". Pas diskutimev­e, skuadra, nën drejtimin e Muharrem Dostit, vijoi normalisht

përgatitje­t.

Merkato

Elbasani nis më në fund edhe afrimet e para në merkato. Në seancën stërvitore të ditës së djeshme, me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi Rigers Selami, i cili është rritur në Spanjë dhe ka luajtur me ekipe të ndryshme në këtë vend. Bëhet fjalë për një 21vjeçar i datëlindje­s 1996, i cili është nga qyteti i Elbasanit, por që bazat si sportist i ka marrë në Spanjë. Ekipi i tij i fundit para se të afrohej në Elbasan ka qenë Aranjuez, një skuadër nga kategoria e katërt spanjolle. Duhet thënë se Selami

në të kaluarën ka pasur mundësinë për të shkuar tek të rinjtë e Realit të Madridit, por për fat të keq nuk u konkretizu­a ky operacion. Sulmuesi shtatlartë, 1.81 cm i gjatë, ka luajtur edhe me ekipet e moshave të Shqipërisë dhe tani duket gati për të provuar edhe kampionati­n shqiptar. Pritet që gjatë këtyre ditëve të vihet firma nën kontratë dhe gjithçka të marrë fund për sa i përket transferim­it. Pritet që lojtari të jetë i vlefshëm në fazën ofensive, ndonëse është ende në një moshë të re. Prezantimi i Selamit u bë nga administra­tori i klubit, Florenc Kushi.

 ??  ?? Futbollist­ët e Elbasanit provojnë veten edhe në "peshëngrit­je". Para seancës stërvitore të ditës së djeshme kanë ngritur pankinën e rrëzuar para disa ditësh nga erërat e forta. Pas vendosjes së saj në vendin ku duhet, nisën punën me stërvitjen.
Futbollist­ët e Elbasanit provojnë veten edhe në "peshëngrit­je". Para seancës stërvitore të ditës së djeshme kanë ngritur pankinën e rrëzuar para disa ditësh nga erërat e forta. Pas vendosjes së saj në vendin ku duhet, nisën punën me stërvitjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania