Panorama Sport (Albania)

Kupa, Kandreva shpëton Interin

Murijo “engjëll dhe djall”, pas golit spektakola­r me roveshatë u dhuroi dy gola miqve

- PËRGATITI: ALTIN VORPSI

Ndonjëherë mjafton pak për t'u rikthy er te "zakoni" i vjetër. Skuadra që kishte zgjedhur Pioli për të kaluar pengesën Bolonja në Kupën e Italisë përmbushi objektivin me shumë vështirësi edhe pse në një moment të takimit krijoi një avantazh që vetëm ajo di si të mos e shfrytëzoj­ë. Bolonja rikuperoi hendekun e krijuar nga Murijo dhe Palasio dhe u desh një gol i Kandrevës për të sistemuar gjithçka. Si për ironi të fatit, takimi i mbrëmshëm ishte "fotokopje" e atij që këto dy ekipe luajtën në sezonin e 20122013 të Kupës së Italisë. Edhe në atë ndeshje Interi "u vetëvra" duke shpërdorua­r diferencën e dy golave të shënuar, por ndryshe nga tani në kohën shtesë do ta shpëtonte Ranokia...

Pas frikës - Takimin e djeshëm, tifozët zikaltër e kishin parë një herë. Ashtu siç ishin në dijeni për mbrojtjen e brishtë që ka skuadra e tyre e zemrës dhe për përgatitje­n e dobët fizike të saj (në pjesën e dytë milanezët humbën shumë terren pasi ishin të lodhur). Duhej të ishte ndeshja e Gabigolit, por në çerekfinal­e i dërgoi Kandreva.

Gabigoli dhe mrekullia - Populli zikaltër priste shumë prej Gabigolit, i cili përveç disa goditjeve të dobëta dhe disa driblimeve nuk bëri asgjë tjetër. Pritshmëri­në e lartë të tifozëve e justifikua­n të tjerë lojtarë. Ata që askush nuk i priste. Në minutën e 34-t, Zhoao Mario ekzekutoi mjaft mirë një goditje këndi pasi gjeti në zonë, rreth 12 metra larg portës, Murijon, i cili me një roveshatë të plotë shënoi një "perlë". Da Kosta nuk mund të bënte dot asgjë përveçse të admironte gjestin perfekt teknik të mbrojtësit kolumbian.

Të zotë apo jo? - Ndeshja u duk se u vendos në harkun e pak minutave pasi në të 39ën Rodrigo Palasio nxori "nga cilindri" një tjetër gol të bukur ( për nga mënyra e ekzekutimi­t). Argjentina­si priti mirë kohën për t'u nisur dhe mori topin e saktë që i dha Zhoa Mario për të dërguar topin në rrjetë falë një diagonalej­e perfekte. Pak minuta përpara se të mbyllej pjesa e parë, ishin po zikaltrit ata që menduan për ta "zbukuruar" takimin duke i dhënë mundësi Bolonjës që të gjente golin e shpresës pas një kundërsulm­i elementar. Murijo dhe Medel gabuan shumë në mbrojtje, ndërsa Xhemaili mposhti Karrizon falë devijimit të Kondogbias. Kaq mjaftoi dhe Interi hyri në një krizë identiteti. Skuadrës së Piolit iu rikthyen makthet e së shkuarës dhe u lejoi

miqve që në fraksionin e dytë të arrinin avantazhin e shumëshpre­suar. Goli i barazimit i skuadrës së Donadonit erdhi gjatë një goditje këndi ku Donsah nuk u markua prej askujt. Për t'i dhënë fund një ndeshjeje të tillë mendoi dyshja Ikardi-

Kandreva. Vetëm pak minuta pasi humbi një shans të pastër shënimi, argjentina­si u kthye në "assistman" duke gjetur Kandrevën të lirë në zonë. Mesfushori nuk u mendua dy herë dhe goditi topin që kaloi Da Kostën falë devijimit të një mbrojtësi mik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania