Ndaj Napolit, pa Romanjolin dhe Lokatelin
Përmbysja ndaj Torinos i ka kushtuar shtrenjtë skuadrës së Milanit dhe trajnerit Viçenco Montela, i cili sfidën ndaj Napolit duhet ta përgatisë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm të formacionit të tij. Bëhet fjalë për Romanjolin dhe Lokatelin, të cilët do të humbasin një duel shumë vendimtar për fatet e sezonit. Të dy për shkak të kartonëve. Lokateli plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa Romanjoli mori karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Belotit në minutat e fundit. Vendin e tyre pritet ta zërë Gustavo Gomez dhe Kuçka, por Montela ka kohë për t'i menduar ndryshimet.