Panorama Sport (Albania)

Alegri i shpëton dënimit, afrohet me Arsenalin

-

Ai e tha shumë qartë pas ndeshjes me Fiorentinë­n: "Nervoz me arbitrin e katërt? Po, ma bëri jetën ferr gjatë gjithë ndeshjes. Ndërsa mua nuk më lejonte as që të udhëzoja lojtarët e mi, sepse më tërhiqte vëmendjen sa nxirrja gjysmë këmbë jashtë kuadratit, nga ana tjetër, ai jo vetëm që e lejoi Souzën ta udhëhiqte ndeshjen jashtë vijave, por me të shkëmbente edhe batuta dhe të qeshura. Por më duhet ta pranoj edhe këtë". Nervozizmi i Masimilian­o Alegri, ishte shumë i madh me gjyqtarin e katërt, Di Liberatore, i cili në fund ka marrë dhe duroi mbi shpatulla edhe një ofendim nga trajneri i Juventusit: "Kokë m...". Gjithsesi, ky fakt nuk është dënuar, pasi në protokoll nuk është shënuar asgjë, ndaj Gjykatësi Sportiv nuk e ka dënuar Alegri, ndërkohë që nuk ka bërë të njëjtën gjë me trajnerin e Atalantës, Xhampiero Gasperinin, i skualifiku­ar për dy ndeshje, gjithashtu për ofendim ndaj arbitrit; ndërsa Odo i Peskarës dhe Inzagi i Lacios thjesht janë paralajmër­uar për rrezik skualifiki­mi, në rast përsëritje­je të nervozizmi­t në pankina. Alegri drejt Arsenalit - Por ndërsa në Itali merren me arsyen sepse nuk u morën si provë për skualifiki­m pamjet filmike kundër Alegrit, në Angli shtohen gjithmonë e më shumë zërat se trajneri i Juventusit do të ulet në pankinën e Arsenalit nga sezoni i ardhshëm. Media ishullore thekson se livornezi, i cili i kaloi Krishtlind­jet në Londër, shoqërohej edhe nga menaxherët e tij, përveçse nga familja, të cilët kanë nisur menjëherë kontaktet me Arsenalin dhe bisedimet duket se po ecin në drejtimin e duhur. Madje, burimet angleze janë të bindura se akordi mes Alegrit dhe Arsenalit mund të zyrtarizoh­et dhe të bëhet publik brenda muajit mars.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania