Panorama Sport (Albania)

"Reali bën kthesën ndaj Seltës, vuaj për formacioni­n"

-

Reali i Madridit do provojë të bëjë kthesën pas humbjes ndaj Sevijes, kur do presë sot në shtëpi Selta Vigon. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Mbretit shihet si tepër e rëndësishm­e nga trajneri Zinedin Zidan, i cili i ka dalë në mbrojtje edhe Kejlor Navasit dhe Karim Benzemasë... Selta Vigo i ka fituar të katërta ndeshjet e vitit 2007. Ju shqetëson forma e tyre?

Nuk jam i surprizuar, pasi kanë një skuadër mjaft të mirë. Luftojnë në të gjitha kompeticio­net që marrin pjesë dhe pres me të vërtetë një përballje të vështirë. Duhet të evitojmë gabimet, pasi bëhet fjalë për një fazë eliminuese.

Kohët e fundit ka pasur kritika për formën e treguar nga portieri Kejlor Navas...

Gjithnjë kërkohet maksimumi nga një portier apo një futbollist, por janë qenie njerëzore. Personalis­ht, jam i lumtur për Navasin. Kishim 40 ndeshje radhazi pa humbje dhe në portë ka qenë Kejlor. Asnjë tjetër. Pra, ai është një nga arsyet pse nuk u mposhtëm. Do bëni rrotacion në Kupë? Nuk e di. Kemi shumë ndeshje dhe deri në fund të marsit do luajmë çdo tri ditë. Do kemi nevojë për të gjithë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në menaxhimin e formës së tyre. Na mungojnë edhe Pepe, Koentrao dhe Bejl. Gjithsesi lojtarët janë duke u rikthyer me kalimin e kohës dhe po mundohemi të kemi një grup sa më të kompletuar. Sinqerisht, më duhet të mendoj shumë për të zgjedhur në fund ata që do luajnë nga minuta e parë.

Do jetë Kristiano në formacion?

Do e shikojmë para ndeshjes. Ka mendime të ndryshme nëse ai duhet të luajë apo jo në kompeticio­ne si Kupa e Mbretit.

Ka pasur ndonjë ndryshim negativ në psikologji­në e lojtarëve pas humbjes ndaj Sevijes?

Aspak. Ne jemi profesioni­stë dhe i dimë detyrat tona. Kishim 40 ndeshje pa humbur dhe ajo nuk mund të zgjaste përjetësis­ht. Në futboll ndodh edhe që të mos marrësh atë që meriton në fushën e lojës, pasi ke qenë i pafat. Unë shikoj një ekip të motivuar maksimalis­ht, me një dëshirë të madhe për të fituar gjithçka sivjet. Kjo më jep qetësinë që në fushën e lojës do kem 11 futbollist­ë që do japin gjithçka.

A i meriton Benzema kritikat?

Ai është një sulmues i shkëlqyer, aq sa vihet në qendër të kritikave po humbi një top në mesin e fushës. Sinqerisht, janë gjëra të padëmshme, pasi ndonjëherë më duken qesharake.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania