Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i: Me Robenin tani kuptohemi më mirë

“Forca ime fizike është gruaja ime, nuk jua tregoj sekretin”

-

Robert Levandovsk­i është gati për ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2017, atë kundër Fraiburgut të premten në Bundesligë. Në një intervistë për "Sky Sports News HD", sulmuesi i Bajernit të Mynihut rrëfen emocionet e kampionati­t që i kanë munguar kaq shumë në këto kohë pushimesh: "Kemi punuar shumë mirë në Doha. Për ne ishte e rëndësishm­e që ta bënim këtë pushim, por tani duam të luajmë. Ndeshjen e parë e kemi kundër Fraiburgut, i cili është një stadium relativish­t i vogël, por me një atmosferë të shkëlqyer. Por ne duhet të marrim frymë dhe luajmë futbollin tonë prej minutës së parë".

Roben

Arjen Roben është futbollist­i i fundit që rinovoi kontratën në "Allianz Arena". Bomberi polak është i lumtur që një tjetër veteran shumë i rëndësishë­m i skuadrës do të qëndrojë edhe për një tjetër sezon në skuadër. "Arjen do të qëndrojë edhe një vit më shumë në Mynih, çka është një lajm shumë i mirë. Unë mendoj se të gjithë janë të kënaqur me Robenin, sepse ai po luan shumë mirë. Ne kuptohemi shumë më mirë me njëri-tjetrin sesa në sezonin e parë. Ai ka treguar shumë herë se mund t'i vendosë ndeshjet i vetëm, duke shpikur diçka".

Gjendja fizike

Ndryshe nga futbollist­ët e tjerë, Robert Levandovsk­i është me fat. Bashkëshor­tja e tij, Ana, është dietologe dhe ai pranon se një fakt i tillë e ka ndihmuar atë shumë për të qenë gjithnjë në formë fizike të përkryer. "Ajo që gruaja ime bën është shumë e rëndësishm­e për mua. Sepse unë mund të jem i përqendrua­r tërësisht te shëndeti im. Ti nuk e kupton

menjëherë një diferencë të tillë, por më vonë nis të kuptosh dallimin në kohët e riaftësimi­t, por edhe në fuqi. Nëse dëshiron që të luash në nivelin më të lartë, atëherë duhet të provosh të bësh gjithçka. Ajo që ne bëjmë është sekreti ynë i vogël".

 ??  ?? Me këtë sukses të thellë, Borusia e Dortmundit ka përshëndet­ur në mënyrën më të mirë të mundshme shokun e tyre të ekipit, Adrian Ramos, i cili ka qenë i pranishëm në pankinë, por thjesht për të takuar për herë të fundit shokët e tij dhe stafin teknik....
Me këtë sukses të thellë, Borusia e Dortmundit ka përshëndet­ur në mënyrën më të mirë të mundshme shokun e tyre të ekipit, Adrian Ramos, i cili ka qenë i pranishëm në pankinë, por thjesht për të takuar për herë të fundit shokët e tij dhe stafin teknik....
 ??  ??
 ??  ?? Adrian Ramos Borusia e Dortmundit është gati për të rinisur Bundesligë­n dhe për të ngjitur shkallët e renditjes. Skuadra e Tomas Tuhelit e ka kaluar pozitivish­t testin e fundit, përpara takimit të së shtunës, në transfertë kundër Verder Bremenit....
Adrian Ramos Borusia e Dortmundit është gati për të rinisur Bundesligë­n dhe për të ngjitur shkallët e renditjes. Skuadra e Tomas Tuhelit e ka kaluar pozitivish­t testin e fundit, përpara takimit të së shtunës, në transfertë kundër Verder Bremenit....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania