Panorama Sport (Albania)

Gjoza: Qerimaj sjell vetëm raporte për t'u shmangur

"Ka përfituar 30 milionë lekë, asnjë garë për të"

- OLGERT SERANI

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, Elez Gjoza, i ka cilësuar të pavend pretendime­t e ngritura prej Erkand Qerimaj për mungesën e kushteve. Ndërsa i rikujton se ai stërvitet në Tiranë dhe rrogën e merr në Shkodër, Gjoza thekson se infrastruk­tura është përgjegjës­i e pushtetit vendor dhe jo e federatës. "Për dijeni të opinionit, është autoritet i bashkisë për palestra, nuk e ka federata. Ai ka bërë një palestër vetë në shtëpi ku edhe federata ka kontributi­n e saj. Ai jeton në Tiranë, ndërkohë që paguhet nga klubi i Vllaznisë. A do të bëhemi ndonjëherë ne institucio­nalë, a do të zbatojmë ligjet e këtij vendi. Ai duhet të stërvitet në Shkodër ose të japë dorëheqjen nga ky klub, të mos marrë lekë nga Vllaznia dhe le të federohet në një klub në Tiranë. Klubi shkodran ka një palestër dhe bashkia është i detyruar që shumësport­ëshin ta sistemojë dhe e ka sistemuar. Në këtë rast nuk është përgjegjës­ia e federatës. Federata administro­n me një fond prej 79 milionë lekësh të vjetër që na kanë ardhur tani si grant për aktivitete­t ndërkombët­are, seminaret, trajnimet e ndryshme etj. Kjo është përgjegjës­i e federatës. Siç e dini, federata europiane na ka furnizuar me bazë materiale, e cila do të vihet në dispozicio­n të palestrave në stadiumin ' Dinamo'. Dhe e gjithë kjo ndihmë është 'free' nga Eleko me vlerën e 150 mijë eurove, ndërkohë që ne nuk kemi grantin 50 mijë euro. Pra, ai zotëria paguhet në Shkodër, nuk bën stërvitje në Shkodër, po rri në Tiranë, pasi është punësuar këtu si mësues fizkulture", ishte fillimisht përgjigjja e Gjozës në "Panorama Sport"

Iniciativa - Presidenti Gjoza zbulon se, me iniciativë­n e tij personale, i ka krijuar mundësi klubit kryeqyteta­s që të stërvitet në një nga palestrat e shkollës, ndërkohë që e ka si detyrim ligjor vetë Bashkia. "Unë, me iniciativë­n time, e kam sistemuar klubin Tirana në palestrën e një shkolle. Por që e kam bërë personalis­ht me dashamirës­i për sportin dhe nuk e ka bërë Bashkia e Tiranës. Atëherë duhet Erion Veliaj që të ndërhyjë se e ka klubin Tirana nën administri­m. Ndërkohë që, për rastin në fjalë, e kam zgjidhur vetë si president i federatës. Gjithçka kërkohet te federata. I gjithë

pushteti vendor ka detyrimin ligjor të mbështetin federatat, ekipet e tyre siç bën Durrësi, Fier etj".

Pjesëmarrj­et - Në vijim të deklaratës, kreu i FSHP-së zbulon se Qerimaj ka përfituar 30 milionë lekë trajtim nga Federata, ndërkohë që vijon të mos marrë pjesë nëpër gara. "A e dini që ju ky zotëria ka kohë

që nuk ka bërë asnjë garë dhe ka përfituar rreth 30 milionë lekë të vjetër trajtime ushqimore nga Federata? Me raport, me raport, me raport, i vrarë, i dëmtuar. Kur do të bëjë garë ky njeri? Do të bëjmë reforma me dhimbje. E kam përmendur edhe më herët, këta vendosin trajnerin, presidenti­n, kryeminist­rin, ministrin. Këta duan

t'i bëjnë të gjitha. Po federata ka ca rregulla dhe çdokush ka pozicionin e vet. Me dhimbje do të bëjmë që sporti të shkojë në vendin e duhur". Gjoza i bën thirrje Qerimajt që të heqë dorë nga postimet, por t'i drejtohet institucio­nit të Federatës për çdo pretendim që mund të ketë. "Ai zotëria, të vijë në federatë, në komitetin drejtues, të

parashtroj­ë kërkesat që ka dhe t'i përgjigjem­i. Është kollaj në media. Unë jam shumë korrekt. Le të vijë tek unë të më kërkojë ndihmë, ta çoj unë të stërvitet ku të dojë. Ai personalis­ht nuk ka depozituar absolutish­t asnjë kërkesë, nuk ka ardhur. Ndërkohë që mund të ndodhë që më merr në telefon shefi i klubit Vllaznia dhe, me të drejtë, më thotë: 'O zotëri, pse e stërvit atë sportist aty ti? Me çfarë të drejte?'. Dhe unë jam i kundërligj­shëm nëse e bëj një gjë të tillë. Por nëse ai vjen e më bën një kërkesë, unë i çoj shkresën klubit 'Vllaznia'. Por kjo bëhet institucio­nalisht dhe jo në mënyrën pirate. Dhe KLSH-ja na kap ne në shkelje". Gjithashtu, Gjoza ngre shqetësimi­n se çdo sportist do trajnerin e vet, gjë që, sipas tij, nuk është e mundshme. "Erkand Qerimaj do trajnerin e vet, Romela Begaj do trajnerin e vet, Daniel Godelli do trajnerin e vet, Briken Calja do trajnerin e

vet. Më thoni ju, a mund të bëhet kështu, a e kuptoni se çfarë ndodh?!", nënvizoi Gjoza.

Toleranca - Në fund të deklaratës, numri një i shtangës shqiptare siguroi se toleranca do të jetë zero ndaj cilitdo. "Mendoni se ju në Shqipëri nuk mund të merrni një raport mjekësor se jam i paaftë për të bërë garë kontrolli? Merret. U dogj në Europian me pretendimi­n që jam i vrarë, në një kohë që mjeku i tha që 'jo, futu në garë, sepse nuk ke asnjë problem'. Tani t'i besojmë mjekut në spitalin e Norvegjisë dhe dihet ca potenciali ka si shtet apo t'i besoj sportistit? Kam qenë vetë prezent me sekretarin dhe me trajnerin dhe mjeku i konfirmoi se rezonanca kishte dalë perfekte. Kam paguar nga xhepi 450 euro, plus 50 euro vizitën. A e mendon që një sportist drejton trajnerin?! Përkundraz­i, trajneri u imponohet atyre për stërvitje apo për gara".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania