Panorama Sport (Albania)

Bylykbashi: Partizani fiton derbin dhe titullin

"Aleancat të marrin fund, e vështirë të dalësh kampion pa ato"

- VLADIMIR MEMA

Ish-kapiteni i të kuqve, Dorian Bylykbashi, në një intervistë për "Panorama Sport" flet në lidhje me derbin e së hënës midis Partizanit dhe Tiranës. Ish- fantazisti beson se në fund do të fitojnë të kuqtë 2 me 1, me gola të Mazrekajt dhe Ekubanit, ndërsa nëse Tirana shënon, uron që atë gol ta bëjë miku i tij, Daja. Ndër të tjera, Bylykbashi shprehet se derbi e ka bukurinë me tifozë dhe shpreson që të rikthehen edhe ata të Tiranës. Në lidhje me aleancat, ai shpreson t'i jepet fund një herë e mirë dhe se është e vështirë ta fitosh titullin pa aleanca në futbollin shqiptar. Në fund, beniamini i tifozëve të kuq, edhe pse për momentin po shijon pushimet, shprehet se për fanellën e kuqe është kënaqësi të punosh gjithnjë.

Bylykbashi, të hënën luhet derbi Partizani-Tirana, cili fiton?

Mendoj se fiton Partizani në shifrat 2 me 1.

Kush do të shënojë? Besoj se do të shënojë Mazrekaj. Mund t'i bëjë mirë edhe për faktin se është kthyer pas një mungese të gjatë. Golin tjetër kam përshtypje­n se do ta bëjë Ekuban.

Po te Tirana, meqë thatë se del 2 me 1?

Në lidhje me golin e Tiranës, gjithnjë nëse do të shënojë, shpresoj ta bëjë miku im, Daja.

Ky derb rikthehet në kryeqytet, në "Selman Stërmasi", si e shihni?

Mendoj se është gjëja e duhur, sepse bëhet fjalë për dy skuadrat e kryeqyteti­t dhe që duhet të luajnë në qytetin e tyre. Kjo u bën mirë edhe tifozëve, sepse kanë më shumë mundësi për të shkuar në stadium.

Ju vetë do të jeni në stadium?

Mendoj se po, sepse këto derbet e fundit i kam parë gjithnjë në stadium. Kënaqësi dhe emocion i njëjtë është ta shohësh edhe derbin në tribunë, jo vetëm si futbollist.

Me shumë mundësi, tifozët e Tiranës nuk do jenë në stadium. Si e shihni këtë çështje?

Kjo është e drejta e tyre dhe nuk më takon mua të ndërhyj. Megjithatë, shpresoj që të jenë sepse janë tifozët

ata që i japin më shumë bukuri derbit. Ku ka më mirë sesa të ketë edhe derbi në tribuna, ashtu si edhe në fushë.

Derbet e fundit kanë qenë pa gola. Pse ndodh kjo sipas jush?

Mendoj që nuk ka gola për vetë faktin se ekipet ruhen më shumë për të mos pësuar. Kjo në fund sjell edhe mungesën e golave. Megjithatë, mendoj se në këto momente Partizani duhet të guxojë më shumë në këtë derb, për vetë pozitat dhe synimet që ka, ku i duhet fitorja.

Po duelin në pankinë Starova-Josa, si e shihni?

Tani, bëhet fjalë për dy nga trajnerët më të mirë të futbollit shqiptar, të cilët kanë fituar pothuajse gjithçka në karrierën e tyre. Fjalët e tjera janë të tepërta, sepse e kanë treguar me punë cilët janë.

Diçka në lidhje me aleancat në futbollin shqiptar, ku duket sikur tani po bëhen hapur...

Në fakt, nuk më takon mua të flas për këtë çështje. Por, për fat të keq, ato janë prezente në futbollin tonë dhe duhet të marrin fund një herë e përgjithmo­në.

A fitohet titulli kampion pa aleanca?

Në fakt, shumë e vështirë është ta fitosh pa aleanca. Por, shpresoj dhe besoj që në fund Partizani do ta fitojë këtë titull.

Partizani është 6 pikë larg vendit të parë. Janë shumë apo pak?

Nuk mendoj se janë shumë, madje mund të them se janë asgjë. Bëhet fjalë vetëm për dy ndeshje, po të llogaritës­h që do të luajnë bashkë. Pastaj, kampionati është shumë i gjatë dhe ka shumë ndeshje në lojë.

Çfarë nuk ka funksionua­r te Partizani këto javë të para pas merkatos?

Duhet thënë se pas fazës përgatitor­e dhe nisjes të kampionati­t ndodhin këto gjëra. Ndaj, këto ndeshje nuk janë matës i forcës reale të një ekipi. Mendoj se do të ketë rritje këtej e tutje.

Luftën për titull si e shihni, rivaliteti­n që kanë skuadrat midis tyre?

Normalisht është një luftë e fortë sepse janë tri skuadra në garë. Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani do të jenë deri në fund rivalë për ta fituar. Normal që dëshira ime është që ta fitojë Partizani dhe do gëzohesha njëlloj tani si tifoz, sikur edhe ta kisha

fituar në fushë.

Tani që i keni dhënë fund karrierës si futbollist, keni synim të riktheheni sërish si trajner apo drejtues?

Për momentin, jam në një fazë pushimi. Po shijoj pushimet që nuk i kam bërë dot në 18 vite karrierë si futbollist. Por, në fund të fundit futbolli është pasioni e puna ime dhe në të ardhmen do të vijoj të merrem me këtë punë.

Një rikthim te Partizani ndoshta?

Momentalis­ht, e thashë që jam pushim. Por, për fanellën e kuqe është kënaqësi të punosh, nuk e mohoj dot.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania