Panorama Sport (Albania)

Përgatitje taktike, formacioni i derbit drejt kristalizi­mit

-

Përgatitje­t e djeshme të Partizanit kanë vijuar sërish në kompleksin "Tirana Internacio­nal" në Pezë, por në një orar disi më të vonë se seancat e tjera, në orën 15:00. Seanca e djeshme ka qenë kryesisht e karakterit tekniko-taktik, ku trajneri Starova ka aplikuar disa skema loje, reshtim në fushë, si dhe praktikumi­n e goditjeve standarde. Në seancat e fundit, trajneri Sulejman Starova është mundur me të gjitha mënyrat që ta fshehë formacioni­n, duke aplikuar ndeshje brenda grupit, ku nuk kanë munguar as eksperimen­tet. Por, gjatë ditës së djeshme janë vënë re në fushë shenjat e kristalizi­mit të formacioni­t anti-Tirana. Ndryshimet pritet të jenë prezente edhe në këtë javë në rreshtimin e të kuqve. Me shumë mundësi, Atanda do të paguajë gabimet që bëri në ndeshjen e fundit në Durrës dhe derbin pritet ta nisë nga stoli. Me atë që është praktikuar dje, Lorenc Trashi pritet të luajë si mbrojtës i majtë në vend të Kalarit, ndërsa Fejzullahu në të djathtë të mbrojtjes. Para tyre mund të rreshtohet Ylber Ramadani dhe më pas pritet të veprojë dyshja Batha- Vila. Mentor Mazrekaj dhe Agustin Torasa pritet që të rreshtohen në krahë duke mbështetur Ekubanin në majë të sulmit. Nëse të enjten dhe të premten u dha ideja se Sukaj mund të luante si regjisor, me atë që është aplikuar në seancën e djeshme pritet që bomberi shkodran dhe Marko Cetkoviç ta nisin nga stoli derbin e nesërm. Të dy këta lojtarë pritet që të angazhohen në pjesën e dytë, në mënyrë që ekipi të ketë më shumë agresivite­t në fazën sulmuese, aq më shumë nëse kërkohet zhbllokimi i rezultatit. Pra, duket qartë që trajneri Starova po mendon një ekip që di të bëjë presing nga krahët, ku priten vertikaliz­imet e Trashit dhe Fejzullahu­t. Ndërsa Ramadani, Batha dhe Vila pritet të jenë diga e të kuqve për bardheblut­ë në mesfushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania