Panorama Sport (Albania)

Mema: Të rinjtë më mirë se të huajt, barazimi vlen

“Fokus në Kupë, po ringrihen. Aludimet? Shoh rezultatet”

- OLSI TUJANI

Pak ditë më parë, nën drejtimin e tij, një prej skuadrave të akademisë bardheblu arriti të fitonte trofeun e Kupës së Shqipërisë për moshat U- 17. Trajneri Sulejman Mema, në një intervistë për "Panorama Sport" e sheh derbin si një sfidë ku mentalitet­i i duhur, qetësia dhe qartësia në këtë 90minutësh mund të bëjë të mundur arritjen e fitores edhe për një ekip si Tirana, e cila momentalis­ht nuk shihet në gjendje aspak pozitive. Sipas Memës, të rëndësishm­e janë rezultatet dhe fakti që Tirana është në gjysmëfina­le të Kupës mund të shërbejë fare mirë si shpëtim për këtë sezon. Trajneri i ekipit U-17 të bardhebluv­e është i mendimit se skuadra ka gabuar në fillim me afrimin e lojtarëve me ngjyrë.

Pak ditë më parë, Agustin Kola ka deklaruar ndër të tjera se vetë trajneri Josa duhet të dorëhiqet dhe se është e papranuesh­me përfshirja e Tiranës në aleanca. Si e komentoni?

Nuk merrem shumë me fjalët, le të merren të tjerët. Unë shikoj punën dhe kaq. Për mua, fjalët e tepërta janë fukarallëk.

Është përfolur shumë në ambientin sportiv për aleancë me Kukësin…

Nuk merrem fare. Nuk interesohe­m për çfarë thuhet.

Sipas jush, sa garanci ka Tirana që ta përmbyllë me sukses këtë edicion në Kupë?

Tirana është në gjysmëfina­le dhe besoj se me pak kujdes mund të kalohen dy ndeshjet në këtë fazë. Shpresoj që të ketë një short të mirë, që të mund të kalojë në finale. Atje më pas është vetëm një ndeshje dhe mund të ndodhë gjithçka.

Momentalis­ht, si e shihni gjendjen e Tiranës?

Nuk shoh një gjendje të mirë. Megjithatë, me këtë frymë ku po u jepet hapësirë lojtarëve të rinj, kam besim që gjendja do të përmirësoh­et ndjeshëm. Ka edhe një shprehje, që në mos sot, mot, do të bëhet më mirë.

Sipas jush, duke ardhur nga një situatë jo e mirë, sa shanse ka Tirana në këtë ndeshje derbi?

E ka të vështirë, por them që nuk është e pakalueshm­e. Është një sfidë ku Tirana duhet të bëjë shumë mirë, duhet të futet

e motivuar maksimalis­ht dhe duhet të ketë mbështetje­n e tifozëve.

Tifozët ultras të Tiranës pritet që të mungojnë. Sa mund të ndihet mungesa e tyre?

Jashtëzako­nisht shumë. Sidomos mospjesëma­rrja e tifozëve të Tiranës, të cilët dihet se çfarë atmosfere mund të krijojnë, do të ndihet shumë në këtë ndeshje. Për nga mënyra se si bëjnë tifozllëk dhe për nga mënyra si e mbështesin ekipin, ata janë realisht lojtari i 12-të.

Gjykoni që është Tirana më e dobët e viteve të fundit?

Jo, nuk mund ta them këtë,

pasi Tirana po fillon të ringrihet ngadalë. Edhe pse nuk ka bërë shumë lojëra të mira, ka një ekip që do të premtojë. Duke parë edhe brezin e të rinjve që ka në organikë, them që në të ardhmen premtojnë shumë.

Sa vendos kjo ndeshje për ecurinë e Tiranës?

Tirana nuk është mirë në klasifikim dhe humbja e këtij derbi do të ndikonte shumë negativish­t te lojtarët, por edhe te mbështetja që do të ketë për ekipin në të ardhmen. Them që duhet ta kalojë sa më shpejt këtë situatë. Uroj që Tirana të mos rrihet, pra të mund të marrë të paktën një pikë. Shpresoj që

takimi të rrjedhë pozitivish­t, për të menduar pse jo edhe për pikët maksimale. Në rast fitoreje, do të ishte pikënisje e mirë për të planifikua­r diçka më shumë edhe për të ardhmen.

Çfarë i mungon kësaj Tirane për të shënuar?

Unë personalis­ht, lojtarët me ngjyrë të Tiranës nuk i kam pëlqyer që në fillim, me përjashtim të njërit prej tyre. Në krahasim me ata, Tirana ka elementë shumë herë më të mirë edhe tek ekipet e moshave. Sipas meje, po të ishte bazuar më shumë te të rinjtë, do kishte qenë shumë herë më mirë situata. Sipas meje, te Tirana kanë

ardhur gabim.

Mund të bëni një parashikim për këtë ndeshje?

Optimizmi është thelbësor që Tirana duhet të ketë përpara kësaj ndeshjeje. Tradita e ndeshjeve derbi ka treguar që ka fituar edhe skuadra që ka hyrë me formën më të dobët. Shpresoj që të paktën Tirana të mos dalë pa pikë.

Nëse do të ishit përballë lojtarëve të Tiranës, çfarë do t'u thoshit para kësaj sfide?

Së pari, për veten e tyre, por edhe për atë klub që ka emër them që duhet të djersitin shumë dhe të jenë më shumë optimistë. Për më tepër, ata që

janë lojtarë të traditës duhet të japin zemrën në fushë. Vetëm kështu mund të përballojn­ë një skuadër që është ndër më të mirat në ditët e sotme në kampionati­n shqiptar. Duhet të dinë që çdo sekondë e kësaj ndeshjeje vlen shumë për ata dhe për skuadrën. Duhet të jenë shumë të qartë në atë që do të futen për të bërë në fushë dhe të jenë të qetë.

Mendoni që forma e Luftëtarit e rrezikon Europën?

Më shumë sesa Luftëtari, them që është problemi i Kupës. Pa e harruar kampionati­n, unë them që duhet të përqendroh­et më së shumti te Kupa.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania