Panorama Sport (Albania)

Qetëson Gilman Lika, ka dilema për formacioni­n

Mesfushori kalon temperatur­ën, Halili në dyshim

-

Dje, seanca stërvitore është zhvilluar në orën 10:30. Një ditë e qetë dhe me pak ngarkesa për futbollist­ët. Dita nis me disa ushtrime nxehmjeje. Kuadrate të formuar me lojtarët, që duhet të tentojnë të gabojnë sa më pak në pasime. Ushtrim që ka për qëllim zgjimin e muskujve, mirëpo është thuajse i ngjashëm me situatat e lojës, kur luhet në zona të ngushta. Më pas, drejtimin e ekipit e merr Gvozdenovi­ç. Në çdo moment Josa është aty dhe korrigjon çfarë nuk pëlqen, ndërsa ish- mbrojtësi është i detyruar të shpjegojë me detaje disa ushtrime me pak ngarkesë për t'ia lënë në fund vendin lojës me fushë të reduktuar dhe lojtarët që nuk kanë pozicione fikse. Mesfushori - Gilman Lika është rikthyer i gatshëm për t'u stërvitur plotësisht dhe duke shmangur një tjetër problem për Josën në lidhje me 11-shen ideale për derbin. Dilemat - Nëse reparti i prapavijës është thuajse i fiksuar me katërshen Doka, Muça, Teqja e Hoxhallari, e njëjta gjë nuk mund të thuhet me garanci për mesin e fushës. Kjo, për vetë modulin që do të përzgjidhe­t. Në rast se do të jetë 4-4-2, atëherë Lika e Taku do të mbulojnë krahët, ndërsa Daja e Merveil përpara mbrojtjes. Përpara pritet Cise. Në dyshim është aktivizimi i Moises. Forma periodike e mesfushori­t të majtë bën që të ketë dyshime për ta përfshirë apo jo në 11-she. Në ushtrimet e djeshme, ku trajneri provoi lojë në hapësirë të reduktuar, mesfushori shfaqej në të majtë. Në rast se Josa do të bindet për të, atëherë mund të priten dy ndryshime: Në rastin e parë, njëri mes Gilman Likës dhe Merveil do të duhet të bëjë "numrin 10" pas sulmuesit dhe tjetri prej tyre të jetë në krah me Dajën. Në të dytin, Akua shoqëron Dajën përpara mbrojtjes dhe Lika, Merveil e Taku vendosen në mbështetje të pikës së referimit në sulm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania