Panorama Sport (Albania)

Nallbani: Tifozët të kthehen nëse nuk duan dominim të kuq

"Bëjeni ligjin në stadium, mos i dilni kundër Halilit"

-

Blendi Nallbani u bën apel tifozëve të Ti ranës të rikthehen në stadium, duke mbështetur skuadrën në derbi, nëse nuk duan që dominimi i Partizanit të vazhdojë. Në një intervistë për televizion­in "Telesport", ish-kapiteni i Tiranës, që ka luajtur edhe me Partizanin, parashikon një derbi që do të vendoset nga një gol. "Më duket e pabesueshm­e që tifozët e Tiranës nuk do të jenë në stadium për derbin ndaj Partizanit. Megjithatë, të presim deri të hënën se çfarë do të ndodhë. Unë mendoj që tifozët do të kthehen, pasi nuk ka lezet pa ata, gjithnjë nëse e duan ekipin e tyre të zemrës. Nuk besoj se tifozët e Tiranës do ta lënë ekipin pa mbështetje në stadiumin e vet në një takim kundër Partizanit. Mund të ndodhë që edhe të mos shkojnë, por më duket e papranuesh­me", ka thënë fillimisht ish-portieri.

Për Halilin - Kërkesa e tifozëve bardheblu për largim të presidenti­t Refik Halili cilësohet e pavend nga Nallbani. "Tifozët mund të bëjnë ligjin në shkallët e stadiumit apo të kërkojnë llogari për ecurinë e skuadrës, por jo të futen në punët e presidenti­t, kushdo qoftë ai. Ata duhet ta respektojn­ë presidenti­n e tyre, pasi në të mirë apo në të keq u ka qëndruar gjithnjë pranë, duke u paguar edhe udhëtimet që kanë bërë në transferta të largëta apo të afërta. Në fund të fundit, tifozët duhet t'ia dinë për nder Halilit, pasi është personi që po investon te Tirana dhe

nuk ka sens që t'i dalin kundër. Kjo nuk shkon, aq më tepër me tifozët e Tiranës. U bëj thirrje të shkojnë në derbi dhe të mos lënë të dominojnë tifozët e Partizanit. E përsëris, është e papranuesh­me që në këtë moment tifozët t'i bëjnë dalje ekipit. Kushdo qoftë presidenti, duhet mbështetur, pasi është ai që mban klubin".

11 derbi pa fitore - "Është e habitshme, por mbetet fakt, pasi Partizani ka dominuar në tri vitet e fundit. Në kohën time bëhej nami kur ne kishim dy ndeshje pa fituar radhazi, e jo më 11 që as nuk mendohej, sepse do bëhej hataja. Gjithsesi, ky është një derbi që pa të nuk ka kuptim futbolli shqiptar. Edhe këtë herë janë të pranueshme të tre rezultatet. Mbaj mend kur kam qenë me Tiranën, kemi qenë 10 pikë para dhe Partizani na ka mundur. Kur Partizani ka qenë mirë, Tirana e ka mundur. I mbyturi të mbyt dhe unë mendoj se këtë herë më shumë në siklet është Partizani, ndërsa Tirana nuk ka çfarë humbet. Gjithsesi, kush është më i fortë, do të fitojë edhe këtë herë. Është një derbi me të ngecur, nëse mund ta quajmë kështu, pasi kush do të shënojë një gol, do të fitojë. Harrojeni të ketë shumë gola".

Dështimi - "Sa herë nis sezoni, Tirana ka pretendime të larta historikis­ht, por e njëjta gjë ndodh dhe te Partizani. Tashmë nuk mund të flitet për titull te Tirana, pasi është shumë larg, por unë mendoj se drejtuesit duhet të ishin shumë të kujdesshëm në merkato. Halili ka vendosur bordin e vet, që përgjigjet për këtë, por prapë duhet të jenë shumë më të ndërgjegjs­hëm si drejtori teknik dhe menaxheri. Kërkohet kujdes në përzgjedhj­en e lojtarëve, sepse kështu vijnë edhe pasojat mbrapa. Tirana ka pesë vjet që kërkon të kapë Europën dhe dështon, ndërsa me pikë është gati për mbijetesë. Kjo nuk i shkon këtij klubi të madh, pasi u bë që prej vitit 2009 që nuk merr titullin. Edhe Partizani ka që prej vitit 1993 që nuk del kampion".

Refuzimet - "Po shikoj që lojtarët cilësorë nuk afrohen te Tirana. Kur je klub i madh dhe për momentin nuk je në një pozitë të mirë, e rëndësishm­e është që të afrosh edhe në këto lojtarë cilësorë, por e vërteta është që ata e kanë refuzuar Tiranën, duke e parë si një ekip që ndodhet në vend të pestë apo të gjashtë. Vlerat tregohen kur një ekip është keq dhe merr lojtarë cilësorë", përfundoi Nallbani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania