Panorama Sport (Albania)

Ultrasit konfirmojn­ë bojkotin, derbin do ta ndjekin në... lagje

Grupimi "Tirona Fanatics": Të tregojmë forcën!

-

Grupimi ultras i Tiranës konfirmon bojkotin në derbin e kryeqyteti­t. Dje, përmes një postimi në faqen zyrtare, "Tirona Fanatics" bënte të ditur vendin nga ku do të ndiqte ndeshjen kundër Partizanit, që luhet nesër, në orën 18:00, në stadiumin "Selman Stërmasi". Ashtu siç ka ndodhur tri vite më parë, kur fusha e klubit bardheblu ishte e dënuar, edhe nesër tifozët do të mblidhen në lagjen e vjetër të kryeqyteti­t, ku dominojnë mbështetës­it bardheblu. "Është koha të tregojmë forcën! Të hënën në orën 16:30 mblidhemi në 'Xhomllik'. Ftojmë të gjithë tifozët bardheblu të na bashkohen. Ne jemi Tirona!", shkruhej ndër të tjera në njoftimin e ultrasve bardheblu, që është edhe grupimi më i fuqishëm i klubit, i themeluar mbi një dekadë më parë. Nesër "Tirona Fanatics" do të mungojë në tribunën D2, që pas kushtit të vendosur nga klubi bardheblu në marrëveshj­en që ka bërë

me Partizanin, do të qëndrojë e mbyllur në çdo takim, derisa ultrasit të rikthehen.

Tribunat - Edhe pse luhet në "Selman Stërmasi", këtë herë organizato­rë të derbit janë të kuqtë e Partizanit. Si klub pritës, "demat" kanë përcaktuar për tifozët e Tiranës katër tribuna, pikërisht ato qendrore A1 dhe A2, si dhe sektorët H1 dhe H2, ku zakonisht kanë qëndruar mbështetës­it e Partizanit, kur bardheblut­ë

kanë qenë pritës. Kjo ndarje është bërë edhe për shkak të evitimit të incidentev­e, në mënyrë që tifozëritë të jenë sa më larg njëra-tjetrës. Nuk dihet nëse mbështetës­it bardheblu do të mbushin tribunat e vendosura në dispozicio­n, në një kohë që grupimet kanë lajmëruar për bojkot. Kjo situatë ia bën edhe më të vështirë ekipit të Josës, që vjen pas tri humbjeve radhazi në kampionat dhe ka zbritur në vendin e pestë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania