Panorama Sport (Albania)

Shehi: U dënuam një herë pa të drejtë, boll po sulmohemi

"Ndaj Luftëtarit ndeshje e vështirë, por fitojmë ne"

- LLAZI SARO

Luftëtari është ekipi i momentit në Superi ore. Megjithatë, në Korçë janë të qartë se ndaj tyre nuk lejohet asnjë hap fals. Në një intervistë për "Panorama Sport", kapiteni i Skënderbeu­t, Orges Shehi, beson te trepikëshi, ndërkohë që flet edhe për dosjen që ka dorëzuar UEFA në Komisionin e Etikës.

Parashikon­i një përballje të vështirë ndaj Luftëtarit?

Unë mendoj se është një takim i vështirë si gjithë të tjerët. Duke veçuar këtu faktin që Luftëtari ka një ekip cilësor dhe duhet të gëzojë respektin maksimal. Besoj se është një ndeshje mjaft impenjativ­e, e cila kërkon përqendrim dhe vlerësim maksimal nga ana jonë.

Skuadra fiton, por diferenca me Kukësin vazhdon të jetë katër pikë...

Unë mendoj që jemi të përqendrua­r vetëm tek ekipi ynë, por sigurisht që, pasi mbarojmë takimin, pyesim edhe si kanë dalë rivalët në ndeshjen e tyre. Vazhdoj të përsëris faktin se jemi të përqendrua­r te puna jonë e ecuria jonë dhe, më pas, të shohim rezultatin e rivalëve. Nëse ata lënë pikë rrugës, aq më mirë për ne.

Kur do të jetë Skënderbeu në krye të klasifikim­it?

Nuk mund t'i japësh një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje. Por mund të them që ne duhet të shohim vetëm punën tonë të bindur se, nëse ne bëjmë mirë, do t'i arrijmë objektivat e klubit.

Dosja e UEFA- s tashmë është dorëzuar te Komisioni i Etikës dhe zhurma është kthyer sërish. Mendoni se është thjesht një zhurmë që stiset enkas për të zhbalancua­r situatën te Skënderbeu?

Unë mendoj që është një zhurmë e madhe që, herë pas here, bëhet për Skënderbeu­n. Personalis­ht e quaj këtë një kapitull të mbyllur. Ne jemi dënuar nga UEFA me një vit mospjesëma­rrje në Europë, për mendimin tim me pa të drejtë, një dënim që u krye dhe u shlye dhe nuk mendoj se do të pasohet nga një dënim tjetër. E theksoj sërish, jemi dënuar me pa të drejtë dhe kjo çështje kot sa diskutohet tashmë.

Ka ndikuar te lojtarët kjo zhurmë që bëhet herë pas here?

Sigurisht që ndikon, ndoshta lojtarët dhe nuk e shprehin, por brenda tyre në njëfarë mase ndikon, pasi të lexosh në shtyp e media çdo dy javë që shkruajnë për Skënderbeu­n është disi prob-

lematike për përqendrim­in e ekipit. Por ne jemi munduar të qëndrojmë të padepërtua­r dhe kemi dhënë maksimumin tonë në fushë.

Kujt i druheni më shumë Kukësit apo Partizanit?

Janë të dy rivalë të denjë dhe ekipe shumë të fortë që së bashku

me ne do t'i japin tonin kampionati­t. Janë tre ekipe që kanë në përbërje lojtarë shumë cilësorë dhe nuk do të më pëlqente që të bëja një diferencim se cili është ekipi më i fortë.

Fiton Skënderbeu­n nesër (sot)?

Unë mendoj që po.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania