Panorama Sport (Albania)

Luajnë në fushë asnjanëse, kuqeblutë gati për fitore

-

Aleksandër Maxhar, zv/trajneri i Vllaznisë, beson se skuadra e tij do të fitojë ndaj Korabit në ndeshjen që do të luhet në Durrës. "Pas eliminimit në Kupë, situata nuk ka qenë shumë e mirë. Megjithatë, i kemi kërkuar skuadrës që ta harrojë eliminimin që nuk erdhi si pasojë e lojës së kemi zhvilluar. Moralisht i kemi kërkuar ekipit që të jetë lart, pasi ka zhvilluar një lojë të mirë dhe këtë duhet që ta përsërisë edhe në takimin e nesërm ( sot) me Korabin. Unë jam i mendimit se nëse luajmë me atë grintë dhe shpirt gare, do të arrijmë që të dalim me tri pikë në këtë takim. Arritja e një fitoreje në këtë sfidë është qëllimi ynë i vetëm. Kam besim te këta djem dhe tek ajo që ato po japin në fushën e lojës", u shpreh zv/trajneri.

Situata - Pavarësish­t aspektit psikologji­k jo të mirë, gjendja e lojtarëve është optimale. Me përjashtim të mungesave të Cicmilit, Kapaklisë, i gatshëm nuk do të jetë as Mulemo. "Mund të them se gjendja e ekipit është e mirë. Nuk kemi mungesa, me përjashtim të atyre që kanë munguar edhe në takimet e tjera. Po ashtu, forma e lojtarëve sa vjen dhe është në rritje. Nisur nga kjo formë e lojtarëve, edhe ne si staf kemi optimizëm për të arritur maksimumin në këtë takim që nuk është aspak i lehtë", vijoi Maxhar.

Fusha - Në fund të prononcimi­t të tij, Maxhar ka theksuar se zhvillimi i takimit në një fushë asnjanëse duhet parë si një faktor pozitiv për kuqeblutë. "Është diçka pozitive që luajmë në fushë asnjanëse. Të luanim në Peshkopi dhe të luajmë në Durrës është shumë ndryshe. Megjithatë, kjo nuk ka aspak ndikim nëse ekipi nuk tregon vlerat e veta. Prandaj duhet ta shfrytëzoj­më në maksimum këtë shans", ka mbyllur Maxhar. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania