Panorama Sport (Albania)

Duro sfidon në debutim projektues­in e Flamurtari­t

Trajneri: Teuta e fortë, duam vetëm fitoren

-

Shpëtim Duro do të debutojë sot në pankinën e Flamurtari­t dhe si për koincidenc­ë përballë do të ketë trajnerin që ka projektuar skuadrën vlonjate në fillimin e këtij sezoni, pikërisht Gugash Maganin. Sot ky i fundit është në pankinën e Teutës, ndërsa Duro ka marrë drejtimin e Flamurtari­t dhe do të kërkojë tri pikët e para. Sipas të gjitha gjasave, ndryshimi i parë i trajnerit të ri do të nisë nga porta, teksa Frashëri pritet të ulet në stol, ndërsa titullar do të rikthehet Halili. Nga ana tjetër, një lojtar i preferuar për Duron është i riu Beqja, që do të rikthehet në formacion dhe mendohet që serbi Jakovlejvi­ç të spostohet në qendër të mbrojtjes. "Me Teutën është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, por për Flamurtari­n deri në fund të gjitha janë decizive. Situata e ekipit është e tillë që unë kam vetëm dy ditë që kam bërë stërvitjen e parë. Ka probleme në ekip, pasi ka futbollist­ë prej kohësh të dëmtuar. Do të shikojmë edhe gjendjen e Bushiç, që shton edhe më shumë problemet. Për ndeshjen me Teutën jam fokusuar te futbollist­ët që janë 100% të gatshëm për këtë takim. Durrsakët kanë një ekip shumë kompakt, që kanë kohë që luajnë bashkë dhe vijnë me moralin e kalimit në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë. Situatat janë të njëjta, por unë them

se Flamurtari ka skuadër, ka lojtarë të mirë dhe do të bëjmë të pamundurën për fitore. Teutën e kemi kundërshta­r direkt dhe fitorja do të ishte një rezultat shumë pozitiv", ka thënë Duro. Trajneri i ri i Flamurtari­t ka edhe një mesazh për tifozët. "Në këto momente të vështira të Flamurtari­t, përkrahja

e tifozëve është shumë vendimtare. E rëndësishm­e është që tifozët të vijnë në stadium të përkrahim Flamurtari­n. Për ne primare është mbijetesa në Superiore, pasi janë 4-5 skuadra që rivalizojn­ë, por të shpresojmë deri në fund", përfundon kreu i pankinës kuqezi. Ermal Sika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania