Panorama Sport (Albania)

Moçka rikthehet kundërshta­r: Avantazhi ynë është... Magani

Portieri vlonjat i Teutës mendon tri pikët

-

Trajneri Gugash Magani dhe portieri Shpëtim Moçka janë ishët e mëdhenj të ndeshjes Flamurtari-Teuta. Vlonjati që mbron portën durrsake rikthehet sot në qytetin e lindjes për t'i dhënë garanci lojës së Teutës. Për "Panorama Sport", portieri tregon se në Vlorë këtë herë nuk shkon për të parë të afërmit apo për të qëndruar në qytetin e tij, por për të marrë tri pikë ndaj Flamurtari­t. Sipas "gardianit" të durrsakëve, ekipi i Teutës është më lart se kuqezinjtë. "Ndeshja kundër ish- ekipit për mua është sa e vështirë, aq dhe emocionuse, pasi luaj ndaj shokëve të mi dhe qytetit. Por, duke parë formën e ekipeve, di të them që Teuta është më e fortë dhe ka më shumë kualitete në përbërje, pa dashur të nënvlerëso­j Flamurtari­n. Përkundraz­i, e kemi vlerësuar shumë dhe e kemi cilësuar si një finale. Jemi në pozita të barabarta dhe e kemi një rival direkt Flamurtari­n, por ky është momenti që ne të shkëputemi nga fundi i tabelës. Sot nuk do të jem në Vlorë për të kaluar fundjavën me miqtë apo familjarët, siç vij zakonisht, por për të marrë tri pikë. Skuadra është në gjendje të mirë morale e fizike dhe, për këtë arsye, duhet që të dalim me fitore. Jam i bindur se do të bëjmë më të mirën tonë dhe do të dalim me kokën lart nga stadiumi. Flamurtari

ka ndërruar trajner, por ne nuk e shikojmë si avantazh këtë pjesë. Megjithatë, ne kemi dhe një avantazh tjetër, pikërisht Maganin, i cili është arkitekti i këtij Flamurtari. Trajneri ynë i njeh lojtarët më mirë se të gjithë dhe uroj që kjo të na shërbejë për të dalë fitimtarë", ka deklaruar portieri kuqezi. Ndërkohë,

pas stërvitjes së fundit në Durrës, trajneri Gugash Magani ka grumbullua­r ekipin, duke bërë edhe një analizë të shkurtër. Në orën 17:00, durrsakët u nisën në Vlorë, për t'u akomoduar në një prej hoteleve. Sot Teuta nuk ka asnjë mungesë për shkak kartonësh. Jeton Rexhmati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania