Panorama Sport (Albania)

Laçi i karikuar, presion Kukësit me... tifozët

-

Me kontingjen­tin e plotë dhe tifozët që pritet të mbushin stadiumin, Laçi i Bledar Sinellës beson se do të jetë skuadra e parë që do t'u shkaktojë humbjen kryesuesve të Kukësit në këtë kampionat. Dje bardhezinj­të janë stërvitur në kompleksin e Kamzës dhe lajm i mirë është që Sinella do të ketë të gatshëm të gjithë grupin e lojtarëve. Mbrojtësi Taulant Sefgjini dhe mesfushori Fjoart Jonuzi kanë kaluar dëmtimet. Ky i fundit do të përballet për herë të parë kundër skuadrës së vendlindje­s, në një kohë që tashmë është bërë pjesë e rëndësishm­e e Laçit. Angazhimi i të gjithë faktorëve në klubin kurbinas është maksimal në prag të këtij takimi. Bashkia ka vendosur që hyrja në stadium të jetë falas, ndërkohë që skuadra po u jep dorën e fundit përgatitje­ve, me Sinellën që po shikon edhe detajet e vogla. Forma e mirë e Mensah, por edhe eksperienc­a e Vucajt e Nikës, është një garanci për bardhezinj­të. Drejtuesit po i qëndrojnë shumë afër skuadrës dhe kjo shihet edhe në seancat stërvitore. Presidenti Pashk Laska dhe drejtori teknik Arlind Nora kanë qenë të pranishëm në seancën e djeshme, për të motivuar edhe më shumë grupin e lojtarëve. Nuk përjashtoh­et mundësia që para ndeshjes drejtuesit të premtojnë shpërblim për lojtarët në rast fitoreje me Kukësin. Me një stadium të tejmbushur, por edhe formën e mirë që ka ekipi, bardhezinj­të janë të bindur se mund të kalojnë me sukses provën me kryesuesit. Pozitat jo të mira në tabelë detyrojnë Laçin që të synojë vetëm tri pikët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania