Panorama Sport (Albania)

Apolonia zhyt Elbasanin në fund, rikthim me tripletë

Fierakët fitojnë edhe me 10 lojtarë, sulmi në formë

- VLADIMIR MEMA

Apolonia merr fi toren e parë për 2017- ën, ndërsa verdheblut­ë zhyten të fundit në Grupin B, pas përballjes së djeshme në "Elbasan Arena" midis Elbasanit dhe Apolonisë, ku fierakët fituan në shifrat 1-3. Në një lojë të fortë, me shumë kartonë të verdhë, një të kuq dhe dy penallti, në fund dolën të gëzuar fierakët. Nga ana tjetër, edhe pse verdheblut­ë luajtën një pjesë loje me një lojtar më shumë, nuk ia dolën të merrnin pikë shprese për mbijetesën.

Ndeshja

Minutat e para të lojës janë vendësit ata që marrin nën kontroll topin dhe ushtrojnë presion në fushën kundërshta­re. Nga ana tjetër, Apolonia mbrohet mirë dhe aplikon më shumë kundërsulm­in. Kështu ndodh, teksa në minutën e 20të Mustafaraj, i harruar në zonë, kontrollon topin dhe godet me sferën që devijohet lehtë, aq sa për të neutralizu­ar Kotorrin dhe ndalet në rrjetë. Megjithatë, atëherë kur pritej mbyllja e pjesës së parë, në minutën e tretë shtesë, Toçi pengohet nga portieri mik dhe ka penallti. Përpos protestave të shumta nga ana e miqve, Toçi merr përsipër goditjen nga pika e bardhë dhe barazon shifrat. Në të dytën, Dosti freskon sulmin me Zisin dhe Peqinin, ndërkohë që Mehmeti dy minuta nga fillimi i lojës lë fierakët me një lojtar më pak në fushë, pas të verdhës së dytë. U duk se në superiorit­et numerik verdheblut­ë do të tentonin më shumë, por Apolonia mbledh forcat dhe mbahet. Në të 67-ën, fierakët fitojnë një 11-metërsh, i cili shndërrohe­t në gol nga ana e Uzunit. Verdheblut­ë bëjnë përpjekje të dëshpëruar­a, por në minutat shtesë është Krasniqi ai që vulos fitoren për miqtë.

 ??  ?? Lojtarët e Apolonisë duke festuar një nga golat e djeshëm
Lojtarët e Apolonisë duke festuar një nga golat e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania